Tavë me mish viçi dhe pistil

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 4 qepë mesatare
  • 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 30–40 gr oriz
  • 2–4 copa pistil (sipas dëshirës)
  • 1 mollë ose 1 ftua
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 700–800 ml ujë i nxehtë ose lëng mishi
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere, ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni mishin derisa të marrë ngjyrë nga të gjitha anët. Shtoni qepët dhe kaurdisini ngadalë derisa të zbuten dhe të bëhen transparente. Shtoni kripë, piper të zi dhe piper të kuq, përziejini mirë. Shtoni orizin, përziejini 1 minutë, më pas shtoni copat e pistilit, sikurse dhe fetat e mollës apo të ftoit. Hidhni masën në tavë balte ose qelqi, shtoni ujin e nxehtë / lëngun e mishit. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 45–60 minuta, derisa mishi të zbutet dhe tava të lidhet bukur. Nëse dëshironi shije më të thellë, mund të shtoni gjethe dafine, pak rigon ose trumzë dhe një lugë salcë domatesh.