Parisi, edhe pse “i përvëluar” nga flakët e Notre Dame, di si të tregoi klasin e vet dhe në ditë të vështira. “Le Village Royal”, rruga e famshme, e njohur në mbarë botën për butikët e shtrenjtë dhe baret romantikë, është bërë shtëpia e një instalacioni të shkëlqyer, i njohur si “Umbrella Sky”, vepër e Patricia Cunha.
Instalacioni me 800 çadra, deri në datën 30 prill, do të jetë strehë e kalimit të ngushtë të këmbësorëve, duke krijuar një shpërthim koloristik dhe duke i’u ofruar kalimtarëve një zhytje nën një qiell shumëngjyrëshe, si për të pritur ditët e para të pranverës, plot me gëzim dhe energji.
Projekti “Umbrella Sky”, e ka nisur rrugëtimin në Portugali, në qytetin e vogël të Águeda, si një qasje artistike për të rritur numrin e turistëve në qytetin e izoluar. Pastaj me kohë, mjaftë qytete në mbarë botën u dashuruan me qiellin e çadrave dhe e bënë pjesë të rrugëve të tyre.
I vendosur në zemër të Parisit, “Le Village Royal” u rinovua në vitin 1992 me një qëllim të vetëm, të deklamonte elegancën pariziane. Sot “Fshati Mbretëror” strehon çadrat e famshme me ngjyra ylberi.
/Përgatiti Ilir Çuçi
Po ç'lidhje ka me flakët e Notre Dame ?? Kjo ka kohë që ekziston, nuk e vunë për kompensim të tërheqin vëmendjen...dhe mbi të gjitha s'është as ide origjinale pasi e ka me kohë Portugalia.
Përgjigju