Dita e hënë, date 11 qershor 2012 me siguri qe do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese. Gjithçka qe ndodhi nga e diela ne mbrëmje me shpalljen e kandidaturës time nga liderët e mazhorances dhe kundërshtimi i saj nga lideri i opozitës e deri tek momenti i zgjedhjes se Bujar Nishanit ne postin e Presidentit te Republikës pas dorëheqjes time, ishin te gjitha ngjarje te rëndësishme qe do te ushqejnë kujtesën e kësaj dite por këto janë veçse dytësore. E hëna do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese si dita e mësimit te madh qe pavarësisht dijes dhe bindjes personale nuk duhet neglizhuar çdo akuze, shpifje a baltosje. Ky ishte i vetmi gabim i imi dhe i vetmi qe gaboi isha unë. Te tjerët bene lojën e tyre politike sipas interesave. Ndaj, e hëna ishte edhe dita e vendimit për t’iu rikthyer disa prej këtyre akuzave e ne radhe te pare asaj për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit.
Akuzën për bashkëpunimin tim me sigurimin e shtetit e kam dëgjuar te qarkulloje disa here ne këto 22 vite te demokracisë, qe ne muajt e pare kur u angazhova ne themelimin dhe organizimin e degës se Partisë Demokratike ne Durrës e me pas, ne momente kulmore te politikes e ne varësi te pozicionit tim politik e publik. Gjithnjë e kam dëgjuar si një pëshpërime, thashethem, te thëna nga persona qe me tregonin se dikush kishte thënë kështu a ashtu për mua. Jo rastësisht, burimi i peshperimes akuzuese vinte gjithnjë nga ana tjetër e krahut politik me te cilin isha ne opozicion apo kritik ne momentin e dhënë. Gjithnjë i kam neglizhuar duke i trajtuar me qetësi, shaka, qesëndi a përbuzje por pa mllef pasi isha i vetëdijshëm për te vërtetën time te thjeshte te cilën do t’jua rrëfej me poshtë duke ju thënë qe nuk jeni ju te paret pasi atë e dine plot te afërm, miq e shoke te cilëve iua kam treguar kur ka qene rasti, siç tregohen rëndom mes miqsh e te njohurish ndodhi te rëndësishme te jetës.
II. PERBALLJA ME SIGURIMIN E SHTETIT
E vërteta ime është se unë, qe nga momenti i pare qe u kontaktova drejtpërdrejt nga një sigurims, ne shtator 1981, e deri ne vendosjen e demokracisë, asnjëherë nuk i shërbeva Sigurimit te Shtetit me asnjë forme, mënyrë a mjet. Po, mua mu kërkua, pa mbushur ende 17 vjeç, ne fillim te vitit te trete te shkollës se mesme, te bashkëpunoja. Takimi ndodhi papritur, ne një godine ne ndërtim e sipër pranë shkollës, përmes një personi te trete X i cili ma prezantoi e me la vetëm me sigurimsin. Unë nuk dua te zgjatem ne këtë shkrim ne detajet e ndërmjetësimit dhe te takimit pasi druaj qe do te mjaftonin fare pak te dhëna qe disa lexues, me njohje te mire te mjedisit shkollor, atij përreth shkollës si dhe te Durrësit ne atë kohe, t’i përafroheshin identitetit te tyre e aq me keq te krijonin dyshime, për shkak te ngjashmërive, për persona te tjerë qe nuk kane fare gisht ne këtë ngjarje.
Takimi zgjati ndoshta jo me shume se 15 minuta por ne kujtesën time është ngulitur si i pambarim. I vetëm, përballë një mesoburri qe dukej se e njihte zanatin e tij, ne një mjedis te zymte, te erret, dekurajues mu desh te përballesha me Sigurimin e frikshëm te Shtetit. Me shume se sa përmbajtjen e bisedës, detajet e se cilës, por jo thelbi, mu shuan shpejt nga kujtesa, sot ende ndjej reagimin e gjithë qenies sime: gjallërimi kundra ligështisë, inteligjenca kundra mendjelehtësisë; guximi kundra frikës. E gjithë qenia ime punonte ne kapacitet te plote për te thënë me fjalët e duhura, ritmin, timbrin, gjestet dhe vështrimin, fjalën me te thjeshte – JO – një JO sa e qarte aq edhe e pa ndëshkueshme. Ndërmarrje tepër, tepër e vështirë.
III. SI U RRITA DHE U EDUKOVA NE FAMILJE
Unë nuk isha fare, fare i papërgatitur. Ne familjen time, qe për konceptet e kohës konsiderohej me biografi te keqe e për këtë shkak pësonte diskriminimin tipik te shtresës se ashtuquajtur te deklasuar, kisha dëgjuar raste te personave te ndryshëm dhe kalvarin e dhimbshëm te tyre me Sigurimin e Shtetit, qofte kur ishin detyruar me presion e kërcënime te pranonin te bashkëpunonin e qofte kur kishin kundërshtuar e për rrjedhojë kishin pësuar mbi vete e mbi rrethin familjar persekutime te egra. Ne disa raste te tjera thuhej se kërkesa për bashkëpunim ishte veçse një provokim. Sigurimi ishte një realitet i frikshëm. Rastet e ndryshme qarkullonin si legjenda urbane edhe me te frikshme. Nga i njëjti mjedis mora gradualisht, me se shumti indirekt, pa mu thënë, thuajse përmes shqisës se gjashte, kuptimin mbi sistemin, urrejtjen ndaj tij si dhe shprehitë se si duhej t’i ruhesha kurtheve dhe ndëshkimeve qe mund te pasonin.
Ndërsa prindërit dhe te rriturit e tjerë te fisit te Hoxheve, siç i thërrisnin e i thërrasin edhe sot ne Durrës, ishin te kujdesshëm ne biseda, veçanërisht ne prezence te fëmijëve dhe te te rinjve, gjyshja ime, me te cilën kam ndenjur shume ne fëmijëri ishte e vetmja qe nuk ia përtonte here-pas-here ta thoshte ndonjë fjale a sharje e me pas vinte gjithnjë gishtin tek buza e thoshte “sheeet”! Me një karakter te ngjashëm me gjyshen ishte edhe motra ime e vetme, shtate vite me e madhe se unë, praktikisht një nene e dyte për mua, te cilës nuk iu dha asnjëherë e drejta e studimit ndonëse mbaroi me rezultate mjaft te larta shkollën e mesme te përgjithshme ne vitin 1976. Ne te njëjtin vit unë mbarova klasën e katërt fillore dhe pashe çdo vit, deri ne vitin 1981, se si rropatej im atë për te drejtën e saj te studimit. Nuk ia arriti asnjëherë. Biografia e keq dhe lufta e klasave dolën gjithnjë fitimtare. Ishte koha e egërsimit te skajshëm te saj.
IV. FUNDI I HISTORISE SIME ME SIGURIMIN E SHTETIT
I parapërgatitur nga një mjedis i këtillë familjar, ndonëse i sfiduar papritmas e ne rrethana te gjitha kundra meje, unë arrita te them JO-ne time sa te qarte aq te pa kapshme e te pandëshkueshme nga egërsia e kundereagimit. Ne fund te takimit u porosita qe te mendoja me thelle e te isha me i qarte e me i prere ne takimin e ardhshëm e te afërt e te mos i tregoja kujt, ne veçanti prindërve. Unë as sot nuk e di se si kam mundur te kthehem ne këmbë ne shtëpi por sapo mbërrita i tregova menjëherë tim eti çdo detaj te ngjarjes. E pashe, për here te pare, tim atë, një burrë qe s’jipej kurrë, ndonëse kish hequr shume ne jete, se si te zbehej e te tkurrej. Pas pak e mblodhi vete, thirri ne shtëpi disa nga vëllezërit e tij, një nga dajallarët si dhe dy miq mjaft te ngushte e te besueshëm. Tete bura pleqëruan se bashku një nate te tere, me mua prezent, përgjigjen time ne takimin e ardhshëm. Pas disa ditësh, i armatosur me një tjetër JO, edhe me te peshuar, te pakapshme e te pandëshkueshme, ia transmetova sigurimisit ne fjale, kur me doli përpara ndërsa po shkoja ne shkolle. Veçse pak çaste, ne këmbë, ne rruge, qarte, thate, pa emocion. Besoj se ai duhet ta ketë kuptuar se pas JO-se sime s’isha me unë i vetëm por disa te tjerë, te rritur, me te mençur e me me shume eksperience.
Këtu mbyllet historia ime e kontaktit te drejtpërdrejtë me Sigurimin e Shtetit. Turbull kujtoj se ajo hije sigurimsi, kështu ka mbetur ne kujtesën time, me ka dale përpara pak here ne rruge dhe kam bere sikur nuk e kam pare. Kështu kaluan javët e muajt dhe ngjarja filloi te zbehej ne kujdese e gradualisht te me ngjante, here here e gjithnjë e me shpesh, si një enderr e keqe. Por, pavarësisht nga mënyra se si e përpunonte koshienca a subkoshienca ime, ajo la gjurme dhe ndikoi ne mënyrën time te jetesës. Edhe para saj, ndonëse i komunikueshëm, unë kam qene i përkushtuar ne studime dhe dita rridhte vetëm shkolle-shtëpi-sport. Daljet me shoqërinë ishin tepër, tepër te rralla. Pas kësaj ngjarjeje, kujdesi im për çdo komunikim me te tjerët u rrit ne maksimum dhe pa rene ne sy shmangia çdo bisede apo mjedis qe mund te ishte i dëmshëm a i rrezikshëm. Gjithçka me thoshte se duhej te ruhesha.
V. SHPRESA DHE ZHGËNJIME RINORE.
Gjithsesi, jeta ime nuk u be e zymte. Unë vazhdova te gëzoj rininë me aq saç mund te thuhet se kishte gëzime ne atë kohe e ndërkaq, ne vitin e trete mu rrit pasioni për matematiken, pasion qe erdhi sa papritmas aq edhe me shkak. Unë kryeja shkollimin e mesëm ne Shkollën Industriale. Ndonëse tetëvjeçaren e kisha mbaruar me te gjitha dhjeta, prindërit menduan se shkollimi ne një shkolle profesionale, ne kushtet kur edhe unë mund te pësoja fatin e motrës, do me jepte mundësinë e një profesioni dhe pra edhe te një punësimi. Unë ndava me prindërit te njëjtin mendim. Kërkesa u miratua nga autoritetet e kohës dhe, ndonëse një shkolle profesionale, atje gjeta një staf pedagogjik mjaft te përgatitur si dhe një pjese e nxënësve te mire te shkollave tetëvjeçare te qytetit, disa edhe prej shkollës e klasës time, një pjese edhe me probleme biografie te ngjashme me te miat, kishin bere te njëjtën zgjedhje mes gjimnazit dhe shkollimit profesional.
Dy vitet e para te shkollës se mesme, ndonëse i mbarova me te gjitha notat dhjeta, nuk është se kisha ndonjë pasion te veçante a shprese kush e di se cfare për shkolle te larte. Jo vetëm biografia por edhe vete perspektiva e shkollës profesionale ulte shanse për te drejte studimi universitare. Por, ne fillim te vitit te trete, mësuesi im i matematikes, Vangjel Tati, një nga mësuesit e mirenjehour te matematikes ne shkalle vendi, i cili, pas një fare kohe si mësues fshati, u transferua ne te njëjtin vit kur unë nisa studimet e mesme ne këtë shkolle, na beri me dije se për here te pare edhe shkollat profesionale do te pranoheshin ne olimpiadën e matematikes qe do te zhvillohej për vitet e treta dhe te katërta te shkollave te mesme. Unë u futa, për te mos dale me, ne boten e pafundme e mahnitëse te matematikes, bote qe u be ne atë kohe sfida, zbavitja, shpresa aq sa edhe streha mbrojtëse e imja edhe nga ngjarja e rende me Sigurimin e Shtetit.
Ne ishim katër shoke qe na kapi pasioni i matematikes. Tre prej nesh merreshim me ushtrime ndërsa i katërti, ndonëse për matematiken as qe donte t’ia dinte ndërsa ishte brilant ne lendet shoqërore, na përkthente ushtrime nga libra ruse dhe ne i zgjidhnim me mend. Matematika u be shoqëruesja jone ne çdo mjedis mësimi, pushimi, praktike prodhuese a stërvitje ushtarake. Mësuesi i matematikes, si një trajner i mirefillte, na orientonte dhe furnizonte me literature ruse. Për te mos e zgjatur, ne vitin e trete dhe te katërt unë dola ne vendin e pare si ne rang rrethi ashtu edhe ne rang kombëtar dhe shokët e mi spikaten ne këto aktivitete. Këto fitore me bene te njohur dhe me shndërruan ne krenarinë e shkollës. U bëra i njohur ne tere qytetin. Krahas matematikes vazhdova te kem rezultatet te larta ne çdo lende tjetër dhe t’i përfundoj studimet e mesme me te gjitha dhjeta.
Unë ruaj kujtimet me te mira nga shkolla e mesme, nga mënyra e trajtimit dinjitoz si i barabarte e si shok nga te gjithë mësuesit. Disa prej tyre si edhe disa mësues te tjerë te matematikes ne qytetin e Durrësit u bene ekip trajnuesish te mite (jo vetem) dhe shume shpejt miq te mi e te familjes. Gjithçka dukej se po shkonte me se miri. Rezultatet e larta ne mësime dhe fitoret ne olimpiadat e matematikes me ushqenin një pritshmëri te larte se e drejta e studimit ishte thuajse e sigurte, ndonëse gjendja e pasigurisë dhe alarmit ishte prezent dhe ngrinte krye here pas here. Pas fitimit te vendit te pare ne olimpiadën kombëtare te matematikes ne vitin e katër, mu kërkua dhe dhashë një interviste për RTSH. Gazetari me beri pyetjen thuajse pohuese: “Ju me siguri do te studioni për matematike?”. Unë iu përgjigja “Jo, do te studioj për inxhinieri mekanike”. Është pak te them qe mbeti ca i shtangur si nga përmbajtja e përgjigjes ashtu edhe nga mënyra e te shprehurit tim. Statusi i nxënësit te mire dhe fama me krijonte lehtësira ne jetën e përditshme, pozicion te nderuar e respekt ne shoqërinë time, e pse mos ta them, gëzoja edhe adhurimin e mjaft vajzave te shkollës sime e te gjimnazeve te tjera.
Goditjen e pare e mora ne mbarim te shkollës se mesme. Fillova te ndjej një mërmërime përreth derisa një dite mora lajmin e hidhur. Shkolla, e instruktuar nga lart, nuk do te merrte nismën formale për t’iu kërkuar autoriteteve arsimore akordimin e medaljes se arte për mua. Regjimi kishte vendosur qarte dhe prere. Nëse merrja medaljen e arte automatikisht me takonte te zgjidhja një nga tre degët qe preferoja dhe kjo me jepej pa diskutim. Regjimi kishte vendosur qe unë nuk duhej te ndiqja studimet universitare. Goditjen e dyte e mora ne mesgusht 1983. Ditën qe ishin shpallur te drejtat e studimit me vendim te Komitetit Ekzekutiv, ndonëse e dija te vërtetën e hidhur, këmbët me çuan vete tek stenda e shpalljes dhe lexova emrat. Emri im mungonte. Mungonin edhe emrat e disa nxënësve te tjerë me rezultate konkurruese nga klasa, shkolla ime apo shkolla te tjera te qytetit. Arsye biografie. Nuk isha i vetmi por lajmi për mua e ndjeva se tronditi qytetin.
VI. EDHE REGJIMI ME MONOLIT KA PORE E TE CARA
Goditja e dyte ishte e rende. Për tre muaj u përballa me gjendjen e re. I pashkolle. I papune. Me pas, për fat, gjeta pune si tornitor ne një ndërmarrje. Vendimi i marre katër vite me pare për te fituar profesion dha rezultat. Shpesh qëllonte qe kur dilja nga puna me rrobe ca pis me graso e vajra – punëtor hesapi - e zbrisja autobusin, ndeshesha ne rruge me studentet durrsake qe ktheheshin nga Tirana me tren. Te gjithë me njihnin. Tek shumica ndjeja dhembshuri. Për këtë shkak, here me përshëndesnin me dashuri njëherazi me një siklet te brendshëm here për shkak te sikletit bënin sikur s’me vinin re. Nuk mungonin shikimet e disave. Pak syresh. I ndjeja. Ishin superiore, hakmarrëse, poshtëruese. E pranoja sfidën. Nuk jepesha.
Qyteti lëvizte. Lëvizje te nëndheshme. Ndonjëherë edhe mbi sipërfaqe. Mohimi i te drejtës se studimit shumëkujt i dukej padrejtësi ne tejkalim te çdo kriteri. Ca te tjerë ngrinin pikëpyetje se kush e di se cfare kisha ne biografi. Ne te vërtetë biografia e familjes ishte e keqe sipas standardeve te kohës por jo aq e keqe sa te justifikonte mohimin e te drejtës se studimit përballë rezultateve te mia shkollere. Kjo shtonte edhe me shume pikëpyetjet, cudine, pakenaqesine ndaj vendimit te regjimit por edhe mbështetjen morale për mua. Me rrethoi një opinion publik mbështetës ndërsa e dëgjoja qe me fliste me një te folme grykore, te mbytur.
Përçapjet e tim eti para dhe pas gushtit për te drejtën time te studimit nuk dhanë rezultat. Unë vete tentova te hyj ne takime me autoritetet e kohës por pa sukses. Muajt shkuan një e nga një. Filluan përpjekjet për vitin tjetër. Pesha e dhjetave shkollore dhe medaljeve te mia matematikore rendonte si mal mbi babain dhe mamane e shtrihej tek te gjithë te afërmit. Here-here me dukej sikur prindërit, veçanërisht im atë, ndjeheshin fajtore për vete dhe gjyshërit. Im atë kishte kryer dënimin ne vitet 46-49 ne kampin e punës se te burgosurve për tharjen e kënetës se Maliqit. U dënua për agjitacion e propagande dhe tentative arratisjeje. Ne fakt u arrestua ne shtëpi. U amnistua pas rënies se Koci Xoxes. Por nuk u rehabilitua. Ne te njëjtin vit u arrestuan babai i tij dhe vëllai me i vogël. Qe te tre, bashke me kushërinj te pare, një fis i tere, i ardhur nga Dibra e Madhe ne 1926, e qe me shpejtësi krijoi emër dhe status social te nderuar ne Durres, mbështeten dhe u angazhuan me Frontin Nacional Çlirimtar gjate luftës. Asnjeri si komunist. Te gjithë si patriote me tradita familjare qe nga Dibra. Lufta kërkon ideal, mend dhe kapital. Hoxhet i kishin te tria. I mobilizuan te tria. Ne Durrës konsideroheshin nga bazat dhe kontribuesit me te mëdhenj te luftës çlirimtare. Furnizonin ceten e Pezës. Disa nga djemtë ishin luftëtarë ne ceten e Dibrës. Fis i gjere me lidhje dhe influenca edhe ne grupimet e tjera nacionaliste te asaj kohe qe luftonin pushtuesit. S’kish si te ndodhte ndryshe gjate pushtimit. U sulmuan egërsisht fill pas çlirimit nga fashizmi e nazizmi e menjëherë pas pushtimit komunist. Nga familja e Shijakasve te sime meje, te ardhur ne te njëjtin vit si Hoxhet nga e njëjta krahine - Dibra e Madhe - , ishin atje dhe mbeten edhe këtu tregtare. Iu eci tregtia dhe industria Arritën te bëheshin nder me te pasurit e vendit. Nuk u përzien ne lufte. Iu konfiskua gjithçka pas luftës.
Mblodha veten. U rrita. Jo gjithçka e keqe vjen për te te bere keq. U bëra shok me tim atë. Motra u fejua dhe u martua me një djalë te mrekullueshëm e nga familje e nderuar. Sipas standardit tone, jo atij te regjimit. I ati i dhëndrit kishe bere afro 30 vite burg. Diku nga pranvera e vitit 1984 rifilluan përçapjet për te drejtën time te studimit. Opinioni i durrsakeve ishte aleati i madh i heshtur. Lidhjet familjare, te krushqive dhe ato miqësore te fisit te gjere e te vjetër te Hoxheve u vunë ne pune sa ne Durrës dhe ne Tirane. Hoxhet ishin goditur ashpër e disa here nga regjimi por nuk ishin te humbur e pa influence. Qyteti kishte mjaft njerëz te mire, edhe ne radhët e atyre qe punonin ne strukturat e shtetit. Pedagoget me emër dhe autoritet e Katedrës se Matematikes ne Fakultetin e Shkencave te Universitetin e Tiranes bene ndërhyrjet e tyre. Im atë arriti te takohet me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Ligor Ciflikun, një burrë me karakter dhe autoritet, nga ata tipa qe kur marrin një vendim i dalin zot. Ai i premtoi. Përmes një lidhjeje krushqie unë arrita te takoj gruan e Muho Asllanit, ne atë kohe sekretar i pare i PPSH për rrethin e Durrësit e njëherazi anëtar i Byrosë Politike. Bashkëshortja Asllani ishte shpirtmire. Derdhi lot kur i shpjegova historinë time. Me premtoi se do bënte çmos. Ne gusht te vitit 1984 Komiteti Ekzekutiv, mbështetur edhe ne heshtjen miratuese te Komitetit te Partisë, me akordoi te drejtën e studimit për inxhinieri te shpimit te puseve ne Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave te Universitetit te Tiranes. Regjimi u zbut ca. Ligjet e familjes e miqësive ishin me te lashta. Me te forta. Penetruan ne te çarat dhe poret e tij.
VII. RINGRITJA
Lajmi për te drejtën e studimit me beri me krahë. Ishte një vendim i ditëve, ne mos i orëve te fundit. Paraprakisht, si nga organizata e partisë se ndërmarrjes edhe nga fronti i lagjes kishte ardhur sugjerimi qe te mos me jepej e drejta e studimit. Komiteti vendosi ndryshe. As qe kisha dëgjuar ndonjëherë për emrin e deges se studimit. Nuk e di pse por mu duk tërheqës. Një lloj inxhinierie mekanike e profilizuar. Mekanika e Shkëmbit. Ne ditët e para fillova te njoh shokët e kursit. Ishim te tere djem. Gradualisht kuptova se një pjese e mire ishin nxënës qe ose nuk kishin përkrahje ose kishin probleme ne biografi. Qenka bere mode mendova t’i rrasin këtu ata me biografi te keqe. Ne vitet ne vazhdim, si për te konfirmuar rregullin, ne gjeologjik erdhe edhe disa kushërinj te mi. Përshtypja për këtë përbërje sociale mu përforcua pas disa muajsh, ne 11 prill 1985, kur doli lajmi për vdekjen e Diktatorit. Atë dite nuk u be mësim. U mbajt zi. Tek filologjiku dëgjoheshin dhe/ose thuhej se qahej me dënesë. Ne klasën tone u mbajtën pese minuta heshtje. Unë ndjeja qe shume nga shokët e kursit ndrydhnin nen heshtje një tjetër ndjenje. Shpresën.
Jeta studentore ne Tirane ishte mjaft ndryshe. Hapësira me e gjere dhe mjedisi rinor krijonin mundësi për me shume frymëmarrje. Lashë pas zhgënjimet e te shkuarës. U përfshiva me pasion ne studime. Here pas here ndjeja një fare çmobilizimi tek shokët e kursit. Një fare mungese perspektive. Punësimi ne miniera apo industrinë e naftës konsiderohej si një fare persekutimi ne atë kohe. Një here ne jave behej lexim kolektiv i një vepre te Enver Hoxhës “Për Naftën”. Libri fliste për sabotatore dhe ndëshkimin e tyre. Zbulimet i drejtonte Diktatori. Nëse dilte nafte merita ishte e tij. Nëse nuk dilte gjendeshin fajtoret. Ne praktikat mësimore, kur takonim studente te diplomuar qe punonin inxhiniere neper puse, vija re zhgënjimin, apatinë, friken.
Asgjë nga te gjitha këto nuk ndikoi tek unë. Fakulteti i Gjeologjisë, për fat, kishte një kolektiv pedagogesh te shquar, shumica te diplomuar ne shkollat me te mira te lindjes, me eksperience pune, me pasion për shkencën, Ishin, pa përjashtim, njerëz te thjeshte e dinjitoze. Rezultatet e shkëlqyera qe ne semestrin e pare e ne vazhdim – ne çdo provim merrja vetëm dhjeta - si dhe angazhimet ne studime me te thelluara nen udhëheqjen e pedagogeve me te shquar me futen ne një bote te re, atë te matematikes se aplikuar. Krahas shkollës dhe shkencës, Tirana dhe mjedisi studentor, me dhanë mundësi për zgjerim te interesave dhe mundësive për art, kulture, sport, zbavitje, shoqëri me te gjere edhe me studente te fakulteteve te tjera. Ndërsa vitet e shkollës kalonin, ne horizont po linde shpresa. Regjimit dukej se po i vinte fundi. Ne fakt, ne fund te vitit te dyte, mora një tjetër goditje. Ne fakultet u shpërndanë disa te drejta studimi për ne Algjeri. Natyrisht qe mua nuk mu dha kjo e drejte. Gjithsesi kjo s’me beri aq përshtypje. As qe e ëndërroja. Aq me shume qe kisha pare edhe me keq. Isha kalitur.
Studimet i mbarova shkëlqyeshëm ne qershor 1989. Pas zborit ushtarak tremujor ne Plepa te Durrësit, fillova pune ne pusin e pare te pjerrët e për gaz, nje sfide ne vetvete pasi ishte hera pare qe aplikohej ajo teknologji. Për fat, shpimi kryhej ne afërsi te Durrësit. Pranë detit, pra pranë shtëpisë. Kjo me jepte mundësi te isha pranë mamasë, mbetur e vetme pas vdekjes se tim eti ne qershor 1985, ne moshën 60 vjeçare. Ndërroi jete nga një infarkt. Ime ëmë humbi bashkëshortin. Unë humba jo vetëm babanë por edhe shokun me te mire. Jeta duket e kishte lodhur. Dërmuar. Vitet e fundit, pese me te drejtën e studimit për motrën dhe dy për mua, bene te veten. Vdiq dy muaj pasi e ëma, gjyshja ime krenare e koke me vete ndërroi jete. Shume njerëz, miq e dashamires, qe e kane njohur tim atë dhe mua gjithashtu, gjithnjë me kane thënë e me thonë edhe sot se ai ishte i paarritshëm ne mirësinë dhe mençurinë e tij. Kushdo qe kishte një hall a nevoje për këshillë drejtohej tek ai dhe largohej me ide te qarta a shprese për zgjidhje.
Puna aftër shtëpisë nuk ndodhi rastësisht. Ia di për nder një gruaje zonje, komshie me tezen time qe nuk rron me. Gruaja ne fjale ishte sekretare e Skender Gjinushit, ministër i arsimit ne atë vit. Ajo ia kërkoi me insistim si favor personal. Përdori influencën e saj tek Lavdosh Ahmeaj ne Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Ndërkaq, Skënder Gjinushi, ne rininë e tij, i talentuar ne matematike, kishte pasur për mësues matematike ne gjimnazin Petronini Luarasi, Vangjel Tatin, mësuesi tim te matematikes ne shkollën e mesme ne Durrës. Kuptohet qe gjithçka u lidh ne favorin tim.
Ne shtator te 1990, u riktheva ne Fakultet për studime trevjeçare pasuniversitare qe sot njehsohen me Doktoraturën. Pedagoget e fakultetit arritën te me tërhiqnin. Rezultatet e shkëlqyera bene te veten. Lidhjet qe me ndihmuan për punën me ndihmuan edhe për studimet pasuniversitare. Perspektiva ishte vazhdimi i punës si pedagog ne fakultet. Studimet shtriheshin ne fushën e matematikes se aplikuar. Fillova te ndjek leksionet ne Fakultetin e Shkencave te Natyrës, ne degën e matematikes pesëvjeçare siç quhej ne atë kohe. Kjo me dha mundësinë te njihesha me disa nga pedagoge e vjetër dhe te rinj te asaj katedre te shquar. Kuptova se me mbanin mend edhe pas gjashte vitesh. Me mirëpriten.
VIII. RENIA E REGJIMIT
U vendosa per here te pare ne Qytetin Studenti. Koha punonte kundra regjimit dhe ne favorin tim. Qyteti Studenti ziente. Tirana përreth përgatitej për diçka. Kudo lëvizje. Vendosa te lëviz. Me një grup te ngushte shokësh hodhëm idenë e krijimit te një organizate, me qellim e përmbajtje shkencore ne forme, me synime politike ne thelb. Synime ne fillim ende te ndrojtura e gradualisht gjithnjë e me guximshme. Ne ato jave intensive te tetorit e nëntorit u njoha me shume pedagoge te rinj dhe pasuniversitare qe jetonin ne qytetin studenti, kryesisht ne atë qe quhej godina e pedagogeve. Lëvizja po na bashkonte. Një pjese e madhe e tyre u bene protagoniste te lëvizjes studentore e te Partisë Demokratike.
Gjate nëntorit, me miqtë nismëtarë, ndërmorëm disa takime edhe me personalitete te njohura te kohës për te diskutuar idenë e shoqatës. Një nga takimet ishte edhe ai me profesor Hamid Beqa. Rasti e kish dhënë qe unë te kisha shoqëri me Aden, një vajze nga Durrësi qe ishte fejuar me djalin e profesorit, Ilir Beqen, sot deputet i Partisë Socialiste. Takimi u be ne një nga ditët e festave te nëntorit, ne shtëpinë e profesorit. Unë dhe miqtë e mi i prezantuam idenë. Mbante era politike. Profesori e kuptoi qarte. Ndonëse na mbështeste, këshilla e tij, si e një plaku te urte, ishte qe ta shtynim krijimin e shoqatës pasi te kryheshin zgjedhjet e përcaktuara ne shkurt te 1991, te ashtuquajtura pluraliste sipas Ramiz Alise, ndryshe do t’ju paragjykojnë. Nuk e tha por nënkuptoi këtë te fundit U ndamë miqësisht me profesorin por vazhduam rrugën tone. Ne ditën kur përfaqësia e studenteve do te takonte Ramiz Aline, u takova përsëri me Profesor Beqen ndërsa edhe ai po i ngjitej “malores” ne hyrje te Qytetit Studenti. Revolta dhe forca studentore ishte një magnet i parezistueshem. U përshëndetem përzemërsisht.
Me 14 dhjetor, ne një mbledhje urgjente ne një nga godinat e qytetit studenti, Eduard Selami, ne emër te Grupit Nismëtar te PD se sapoformuar kërkoni qe secili te shkonte ne rrethet a qytetet e lindjes për te nisur themelimin e degëve te PD. Te nesërmen shkova ne Durrës dhe nuk iu ktheva me studimeve ne fakultetin e Gjeologji Minierave
Jeta mori tjetër drejtim. Ne pak dite, bashke me një grup burrash me emër e kurajoze themeluam degën e PD se Durrësit. Ditët e fundit te dhjetorit ishin te vështira por gjithçka u lehtësua pas mitingut te papare me 3 janar 1991 ku mori pjese masivisht qytetaria durrsake. Durrësi ishte kundra regjimit. I këtilla kish qene me kohe. Ai qytet, qe konsiderohej problematik për mungesën e entuziazmit ne aktivitetet masive politike gjate regjimit, tregoi një entuziazëm, mobilizim dhe civilizim qe ne mitingun e pare ku pata rastin te mbaj fjalimin hapes. Rindjeva mbështetjen e qytetit. E doja. Me donte. Ne zgjedhjet e 31 Marsit 1991, fituam bindshëm ne shumicën dërmuese te zonave elektorale te rrethit dhe humben vetëm njërën prej tyre.
Durresi, si edhe disa qytete te tjera kryesore, me Tiranen ne radhe te pare, nuk e pranuan dot rezultatin. Lëvizjet masive qytetase, politike e sindikaliste, diktuan rrëzimin e qeverise Nano te zgjedhur nga Kuvendi me shumice dërrmuese te deputeteve te PPSH dhe iu hapen rruge zhvillimeve demokratike me te shpejta. U krijua Qeveria e Stabilitetit dhe u vendos qe zgjedhjet te kryheshin pas një viti. Ngjarjet rrodhen; vizita e Bejker; rënia e qeverise ne dhjetor; kryerja e zgjedhjeve me 22 Mars 1992. Ne Durrës fituam thelle dhe gjere. Asnjë zone elektorale e humbur. Rezultatet ne qytet ishin afro 80% ne favor te PD dhe aleateve te saj.
artan hoxha " src="http://www.shqiptarja.com/foto/54763_1.jpg" />
IX. KOHERENCA AFATGJATE DHE DISA NGA AKUZAT E LAPANGJOZEVE
Ne shtator 1991 u zgjodha kryetar i Degës PD te Durrësit nga konferenca e pare e kësaj dege e njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar te PD. Qofte ne zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe ne ato te 22 marsit 1992 nuk pranova te kandidoja për deputet. Ndërsa merresha me organizimin e zgjedhjeve kisha ndjesinë qe unë vete nuk duhej te përfshihesha për te evituar çdo konflikt aparent interesi. Një arsye edhe me e forte ishte se dëshiroja, ne rastin me te pare, te vazhdoja studimet pasuniversitare jashtë vendit. Gjithsesi, propozimi i Sali Berishës për t’u bere Minister i Tregtisë dhe Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, mu duk tërheqës pasi e mendova si mundësi për te zhvilluar reforma ekonomike e për te cilat kisha filluar te studioja me kohe. Tek e fundit, detyrën e ministrit nuk e mendoja detyrimisht katër vjeçare si ajo e deputetit. Propozimi im ne detyrën e ministrit u mirëprit nga kryesia e PD. Beri ca përshtypje ne publik mosha ime e re, kur sapo i kisha kaluar 27 vite, por kaloi shpejt dhe shihej megjithatë me shume me simpati sesa me dyshim.
Nga këtu ngjarjet janë mjaft me te njohura ndaj nuk po zgjatem. Unë qëndrova rreth 18 muaj ne detyrën e ministrit dhe vetëm 1,5 muaj ne detyrën e Drejtorit te Agjencisë se Privatizimeve. Ato ishin kohe keqkuptimesh te mëdha, analizën e te cilave e kam bere me kohe. Qeverisja e vendit po behej ne mënyra gjithnjë e me te papërputhshme me idetë e mia dhe qe nga janari 1994 shkëputa lidhjet me çdo strukture te PD e ndoqa rrugën time.
Pas disa muajsh pa ndonjë angazhim konkret, ne korrik 1994 shkova për studime pasuniversitare Master ne Ekonomiksin e Energjisë dhe Mjedisit ne Shkollen Enrico Mattei te Grupit Eni ne Milano. Shkolla iu jepte mundësi studimi te rinjve nga e gjithë bota. Ishte një vit produktiv e i dobishëm. Iu riktheva jetës studentore, me plot kënaqësi, moskokecarje por edhe plot sfida. Studiova me metode e sistem shkencat ekonomike qe deri ne atë moment e kisha studiuar vete. U ktheva ne Shqipëri ne Gusht 1995.
Një nga shpifjet e lapangjozeve qe vazhdon e qarkullon edhe sot e kësaj dite është ajo qe jam arratisur me skaf a gomone nga frika e arrestimit. Hetimi i ceshtjes qe njihet me termin “druri i arrës” përmes se cilës u akuzuan tre ish-ministra, une, Genc Ruli dhe Rexhep Uka, u hap pas referendumit te nëntorit 1994 dhe u mbyll ne mars 1995 pas rrëzimit te kërkesës për heqjen e imunitetit te Deputeteve Ruli dhe Uka, kundra se cilës votuan shumica e demokrateve dhe socialisteve bashke. Vete këto data rrezojnë shpifjen e arratisjes ndërsa lidhur me ceshtjen ajo u komentua, nga vëzhguesit me objektive te kohës si një proces politik dhe jo si një proces gjyqësor.
Me kthimin ne Shqipëri, ndërsa fillova aktivitete studimore dhe konsulence, rivendosa kontaktet politike, tashme me segmentet e politikes ne opozite me qeverisjen demokratike. Veprimtaria ime politike u rrit pas zgjedhjeve te dështuara te majit 1996 dhe veçanërisht gjate krizës se piramidave dhe kolapsit te shtetit ne mars 1997. Qëndrimi im politik ka qene ne opozite me ekstremizmin demokratik qe vazhdoi deri nga fundi i vitit 2001 dhe kam bashkëpunuar me qeveritë socialiste për kryerjen e reformave te asaj kohe veçanërisht ato qe lidheshin me forcimin e shtetit. Nga fillimi i vitit 2002 politika shqiptare filloi normalizimin dhe unë fillova gradualisht te inkurajoj e mbështes konstruktivizmin opozitar derisa ne janar 2004 dhashë dorëheqjen edhe nga këshilltar i jashtëm i Kryeministrit Nano dhe fillova mbështetjen e plote te demokrateve për një rotacion te shëndetshëm pushteti qe ndodhi ne 2005.
Gjate 2005-2009 unë kam patur shume pak aktivitet mediatik. Angazhimet e mia ishin thelbesisht te lidhura me reformat. Pranë zgjedhjeve 2009 komentova disa here sondazhet, kryesisht ato te Zogby te porositura nga Top Channel. Ne komentet e mia te atyre kohëve kam qene mjaft analitik dhe shume pak preferencial. Qeverisja kishte kryer disa detyra te mëdha, Opozita sillej konstruktivisht. Politika mese normale ishte e shëndetshme për vendin. Ndërkaq, teoria e politikes se vjetër e te re, programi inekzistent socialist dhe konflikti me LSI do te ishin objekti i analizes sime por, tek e fundit, këto nuk ishin kritika ndaj PS, te paktën sipas meje, por thjesht analiza e fakteve qe me çonin ne përfundimin se shanset për fitore i buzëqeshnin aleancës se gjere te demokrateve siç edhe ndodhi.
Përfshirja ime ne debatit politik përmes studiove televizive dhe shkrimeve ne shtypin e përditshëm erdhi e u rrit ne proporcion me ekstremizmin e politikes pas zgjedhjeve 2009. Ne një nga shkrimet e para te miat ne gazetën “Shqip” nen nëntor 2009 me titullin “Paqja pa lufte apo lufta për paqe”, analizova zhvillimet nga këndvështrimi i një pale te trete, asaj qe unë shpesh e përkufizoj si te këtillë qe “nuk ushqen dashuri dhe/ose urrejtje” për një nga palët politike ne fjale. E vetmja zgjidhje qe përkonte me interesin e palës se trete dhe atë publik njëkohësisht ishte angazhimi i Gjykatës Kushtetuese ne shqyrtimin e kushtetutshmerise se hetimit parlamentar, pozicion ky qe u adoptua nga demokratet vetëm pas disa muajsh por qe nuk u pranua asnjëherë nga socialistet. Një pozicion te këtillë këndvështrimi te analizave te mia nga një pale e trete jam përpjekur ta mbaj ne ceshtet kryesore te diskutuara ne këto 3 vite konfliktuale politike.
Unë i kam bere vete zgjedhjet e mia edhe ne këto tre vite te ashpra duke i qëndruar koherent vetvetes ne këto 20 vite. Sa për ilustrim, ndërsa kam qene kritik për ekstremizmin demokratik ne vitet 1998-2001, kur demokratet kishin mijëra arsye te pretendonin dhune mbi opozitën dhe manipulime te zgjedhjeve s’kish se si te mos isha kundra ekstremizmit opozitar socialist pas zgjedhjeve 2009 ndërkohë qe socialistet s’kishin asnjë fakt mbi manipulimin e zgjedhjeve e nxorën teorinë e pakuptimte e lehtësisht te rrezueshme te vjedhjes se te paktën 75 mije votave nga një ushtri e padukshme demokratesh manipulatore.
Unë kam qene kritik ndaj sulmit te dhunshëm te demokrateve ne 14 shtator 1998 qe erdhi pas vrasjes se deputetit Hajdari, hero i lëvizjeve demokratike dhe lider i PD e po kështu kam qene kritik edhe për largimin e Kryeministrit Nano dhe dorëzimin e shtetit ne duar e dhunës. Ndaj, s’kish se si te mos isha kritik, ne fakt duhej dhe isha proporcionalisht edhe me shume kritik, me demonstratën e organizuar qellimshem te ishte e dhunshme me 21 Janar 2011 te socialisteve dhe s’kish si te mos vlerësoja qëndresën e strukturave ne mbrojtje te institucioneve e te kryeministrit ne detyre e ne godine. Kam thënë e kam shkruar se demokratet u gjakosen pa sulmuan kryeministrine ne 14 shtator 1998. Socialistet sulmuan pa u gjakosen ne 21 Janar 2011. Mua me duket gjithashtu se ka një ndryshim te madh ne lidhjen shkak-pasoje ndaj jo vetëm kam ruajtur koherencën ne qëndrimin kritik ndaj atij qe kryen ekstremizëm por kam qene edhe proporcional ne kritiken time bazuar ne lidhjen shkak-pasoje. Hetimet i takojnë sistemit te drejtësisë, analizës politike i takon te analizoje faktet dhe te nxjerre konkluzionet duke i qëndruar besnik vetvetes nder vite dhe jo duke e dredhur sipas rastit. Për te njëjtat ngjarje e fenomene duhet përdorur nje peshe e një meter, pavarësisht distancës ne kohe.
Edhe lidhur me ceshtjen e votave ne kutinë e gabuar, qe ne rastin me te pare, kam arritur ne përfundimin se ceshtja e vetme qe ia vlente te shqyrtohej ishte ajo e vlefshmërisë se votës se hedhur ne kutinë tjetër. Përgjigjen për këtë e japin mese miri parimet dhe angazhimet tona ndaj OSBE/ODHIR ndryshe te njohura si standardet zgjedhore. Vota ne kutinë tjetër, vetëm dhe vetëm për këtë shkak, s’ka se si te mos jete e vlefshme. Pe rrjedhoj, cdo pretendim lidhur me procedurën ishte i pakuptimte pasi, nëse biem dakord për parimin e vlefshmërisë se votës, si me njërën procedure ashtu edhe me tjetrën do te arrinim ne te njëjtin përfundim ne favor te Lulzim Bashes. Po aq bajate ne historinë e zgjedhjeve te 8 majit 2011 ishin edhe ajo e manipulimit te rreth 10 mije votave natën ne Tirane e me te njëjtin mekanizëm si ato 75 mije votat ne 2009 ne gjithë Shqipërinë, sic shkruante Edi Ramen ne “Kurban” disa muaj me vone ndërkohë qe me 9 Maj, duke pare kutitë e para projektonte një avantazh prej rreth 10 mije votash dhe e quante te pathyeshme ushtrinë e komisionereve socialiste.
Qëndrimet e mia, kane rene ndesh me pozicionet ekstreme te opozitës socialiste sot, e asaj ekstreme demokrate vite me pare. Asnjëherë nuk kam ngurruar te mbështes qëndrimet konstruktive qofshin opozitare apo mazhoritare. Ne një hark kohor me te gjere kam kaluar nga qeveria ne opozite dhe anasjelltas e disa here sipas bindjeve te mia. Gjithnjë kundër ektremizmit.
Pozicionet e mia ne raport me politiken nuk kane patur lidhje me asnjë interes financiar. Kur mbështeta dhe inkurajova konstruktivizmin opozitar demokratik qe nga viti 2002, kjo s’kish si te përputhej me interesat e mia ekonomike e financiare aq me shume kur lashë pozicionin e Keshilltarit te Kryeminstrit qe ne Janar 2004 dhe i dedikova mjaft kohe e mbështetje rotacionit politik. Se ç’interes financiar do te kisha me këtë lëvizje veç lapangjozet mund ta marrin me mend.
Pozicioni im i kater viteve te fundit është argumentuar nga disa lapangjoze te radhës me akuzën se kam marre si kundërshpërblim miliona euro projekte nga ky regjim fashist e i korruptuar. E vërteta është krejtësisht e kundërta. Te ardhurat vjetore te Institutit te Studimeve Bashkekohore (ISB) arriten pikun ne vitin 2007 si rezultat i kombinimit te disa projekteve te fituara shumica para se demokratet te vinin ne pushtet, e qe nga viti 2008 e deri ne fund te 2011, te ardhurat vjetore kane rene ne pikiate dhe janë sot disa here me te ulëta se 5 vite me pare. Edhe aktiviteti i Tirana Business University, ne vitin e dyte te tij akademik është ende ne fazën e investimit dhe pra te ardhurat janë me te ulëta se shpenzimet operative dhe kapitale ndonëse ne vitin e dyte shkalla e humbjeve është zvogëluar. E gjithë akuza lapangjoze e interesit financiar kundërt shërbimeve ndaj regjimit është një sajese qe rrezohet lehte me shifra.
Një tjetër akuze e lapangjozeve është ajo qe shërbimet e mia ndaj regjimit fashist te Berishes i mbajtur me patericën e Metes janë bere për arsye te dëshirës time për karriere politike. E vërteta është krejtësisht e kundërta. Ne këto vitet e fundit te aktivitetit me intensiv mediatik unë kam dhënë dorëheqjen edhe nga ato dy angazhime te pjesshme shtetërore qe kisha para disa vitesh, njeri ne Këshillin Mbikëqyrës te KESH e tjetri ne Këshillin e Administrimit te UT. Edhe një tjetër fakt ilustrues: ndërsa isha anëtar i Keshillit Mbikqyres te Bursës se Tiranes nga 2002 me t’u emëruar ne këshillin mbikëqyrës te KESH dhashë dorëheqjen nga ai i bursës ndonëse edhe vendimi tepër kufizues i Qeverise Berisha lejonte pjesëmarrjen deri ne dy borde. Po kështu i jam përgjigjur negativisht ftesave serioze te Sali Berishes ne gjithë këto vite për pozicione te ndryshme shtetërore. I vetmi pranim, ne instance te fundit, për shkak te rrethanave te krijuara papritmas, e si shprehje e ndjenjës se detyrës ndaj shtetit, aq me shume ne kurriz te projekteve e jetës sime private ishte kandidimi për Presidentin e Republikës, kandidim nga i cili u tërhoqa sapo konstatova se rrethanat binin ndesh me parimet e mia e veçanërisht atë te shmangies se konfliktit ne aparence te interesit.
Shkurt, kushdo mund te me ketë aleat, pa kosto e kundërshpërblim. Mjafton te na përputhen idetë. Por kujdes, mund te me kesh lehtësisht kundër, pa kosto e shpërblim nga kundërshtari, mjafton qe te kemi ide te kundërta. Por gjithnjë jo me dogmatizëm, ekstremizëm a nihilizëm. Pa fyerje, sharje e shpifje gjithashtu. Vetëm analize faktesh dhe ballafaqim konkluzionesh.
X. RISHFAQA E SIGURIMI TE SHTETIT PERMES LAPANGJOZEVE
Si edhe akuzat e tjera te lapangjozeve qe janë rrekur te përdoren për te shpjeguar pozicionet e mia politike e publike, edhe kjo e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit është përdorur sistematikisht nga kundërshtarët e momentit, here demokrate e here socialiste. Ne këto vitet e fundit këtë akuze ne përmbajtje e variante te ndryshme e lexoj shpesh edhe ne komentet e lapangjozeve anonime qe komentojnë ne shkrimet e mia apo ne atë qe shkruhet për mua ne gazeta te ndryshme. Sipas dy-tre anonime mjaft te zellshëm bashkëpunimi im me sigurimin paska marre me qafe mjaft njerëz e unë paskam arritur te spiunoj edhe njerëz mjaft te afërt deri tek bashkëshorti i motrës sime. Ndoshta shume lexues mund t’iu kenë rene ne sy këto komente. Cilido qe ka dëshirë ti lexoje mjafton te beje kërkim me emerin “artan hoxha” ne faqet online te gazetave e gjeje plot xhevahire te këtilla lapangjozesh.
Unë nuk e kam bere ndonjëherë qejfin qeder për kësi akuzash. Duke ditur te vërtetën time, këto nuk me kane ndikuar a diktuar asnjëherë te marr vendimet e duhura e qe me takojnë tërësisht mua dhe vetëm mua. Te rrekesh te vërtetosh se zgjedhjet e mia politike ne këto 22 vite qenkan bere nen diktatin e dikujt qe ditkerka një sekret timin është teoria me idiote. E para, për ç’sekret behet fjale ne këtë vend ku vec sekrete s’ka e ku kushdo qe ka dashur e kur i ka interesuar e ka përdorur akuzën e bashkëpunimit tim me Sigurimin dhe e dyta, nëse çdo krah politik e paskerka ditur sekretin tim si shpjegohet qe kam lëvizur nga njeri tek tjetri ne kërcënimin e nxjerrjes a mosnxjerrjes se sekretit? Rezultati do te duhej te ishte moslevizja nen kërcënimin e atij qe nuk duhej ta tradhtoja dhe lëvizja nen kërcënimin e atij qe duhej t’i bashkohesha ndërsa te dy e posedonin sekretin magjik ne fjale. A merr përsipër ndonjë lapangjoz ta zgjidhe këtë paradoks. Ka vetëm një përgjigje te thjeshte. Zgjedhjet e mia janë bere ne lirinë time te zgjedhjes. Kaq.
Tërheqja nga kandidimi për postin e Presidentit te Republikës u be nga unë por ne konsultim dhe ne mirëkuptim me Liderët e Mazhorances pasi nuk ishte një zgjedhje vetëm e imja. Ne mëngjesin e se hënës mua me erdhën shume sinjale dhe te dhëna qe, nder te tjera, me lanë te kuptoj se historia lidhur me bashkëpunimin me sigurimin nuk ishte aq për t’u neglizhuar. Te dhënat e grumbulluara vete dhe ato qe dolën nga konsulta me liderët e mazhorances me krijoi një fare bindjeje se kishte diçka qe binde ndesh me besimin mbi te vërtetën time. Diçka kishte ndodhur qe unë nuk e dija dhe nuk kisha vrare mendjen ndonjëherë te informohesha e te verifikoja. Atë dite kuptova thelbin e ceshtjes. Mendja me shkonte edhe tek manipulime te mundshme te dokumenteve veçanërisht ne periudhat e shthurjes se Shtetit. Ceshtja mu qartësua ne ditët ne vijim mes informacioneve nga njerëz te ndryshe dashamires. Por atë te hënë, nder shkaqet baze te dorëheqjes ishte shmangia i konfliktit ne aparence te interesit nëse si President do filloja te merresha me sqarimin e te kaluarës sime. Arsye baze ishte edhe zhgënjimi qe ndjeva mes qëndrimit zyrtar socialist dhe qindra mesazheve mbështetëse, shume prej te cilëve majtas, qe me erdhën gjate natës se te dielës dhe mëngjesit te se hënës.
Gjithsesi le te mbetemi tek akuza lapangjoze. Ne fund te thuajse një jave takimesh dhe informacioni nga disa drejtime arrita te krijoj tablonë e plote te anës tjetër te medaljes. Jo asaj te se vërtetës sime por asaj se c’kish bere Sigurimi i Shtetit kundra vullnetit dhe pa dijeninë time. Këtu me rezultuan tre fakte dokumentare ku dy pohojnë te vërtetën time e njeri e mohon atë duke e vendosur sigurimin e shtetit ne kontradikte me vetveten.
Shkurt, drejt e ne thelb, sipas dokumenteve (këtu për qellim te ruajtës se besueshmërisë dhe integritetit te burimeve as nuk pohoj dhe as nuk mohoj autenticitetin e dokumenteve qe kam shqyrtuar por besoj se disa nga lapangjozet do ta kuptojnë menjëherë se unë kam pare po ato qe edhe ata kane pare ne fotokopje), rezulton se Sigurimi i Shtetit me ka tërhequr (kupto rekrutuar) si bashkëpunëtor te tij ne 21.9.1981 pas takimit me sigurimisin me 18.9.1981; me ka larguar si bashkëpunëtor me vendim te arsyetuar te këtij organi te datës 28.12.1982 dhe pasqyruar ne kartele me 5.1.1983 e me motivacionin “e inaktivitetit dhe padobise ... pasi nuk ka dhënë gjate kësaj kohe asnjë material për qëllimin qe u tërhoq”.
E vërteta ime pohohet nga motivi i largimit tim si bashkëpunëtor pas 15 muajsh, ne mes te maturës, për inaktivitet te plote dhe asnjë material. Vete Sigurimi i Shtetit ka hequr dore nga ideja e tij fillestare se unë mund te isha një bashkëpunëtor i dobishëm për ta. Qëndrimi im plotësisht refraktar, gjate gjithë periudhës, vete e me mbështetjen e plote te familjes, e beri Sigurimin te arrije ne këtë përfundim. Për lapangjozet ky fakt, qe me siguri e dine, nuk ka rendësi.
Po ç’ndreqin pati qe me regjistroi si bashkëpunëtor? A mos iu duk PO ajo JO-ja e imja dhe e familjes sime, Një JO e qarte por e pakapshme dhe e pandëshkueshme te paktën sipas nesh. Por, mungesa totale e aktivitetit dhe informacionit faktuar nga vete Sigurimi, tregoi se JO-ja ishte zgjedhja konstante dhe definitive imja dhe e familjes time gjë qe e dobëson hipotezën e keqkuptimit fillestar pa e rrezuar atë gjithsesi.
Apo ia donte plani i rekrutimeve qe shpesh bëheshin shume e për lume siç kam dëgjuar te thuhet?
Apo s’mund te kthehej i dështuar nga takimi me një kalama kur, sipas dokumenteve sigurimi kishte rreth katër muaj qe me studionte para se te ndërmerrte kontaktin e pare me 18 shtator 1981?
Apo mos mendoi se nëse do raportonte kundërshtimin për bashkëpunim qe ne fillim, mund te fillonin reprezaljet mbi mua dhe familjen dhe ai ndoshta nuk donte t’ia hynte e te behej një shkaktar i njohur i një krimi te këtillë?
Unë nuk mund te zgjedh asnjë nga variantet e mësipërme. Këtë përgjigje mund ta japin vetëm ata qe kështu vendosen, njëanshmërisht, kundra vullnetit tim te shprehur sa me fjale e aq me shume me vepra.
Por, pasi u njoha me shënimet dokumentare te Sigurimit te Shtetit me ka lindur një tjetër dyshim. A mos valle kalvarin e mohimit te se drejtës se studimit për shkollën e larte edhe pse me rezultate te shkëlqyera dhe dy here kampion i matematikes e kam peshqesh nga Sigurimi pas me vlerësoi inaktiv, te padobishëm dhe qe nuk iu dhashë asnjë material. Biografia e familjes përballë rezultateve te mia, qofte edhe me standardet me sektare te kohës nuk do te ishte një arsye e mjaftueshme.
Une nuk kam fakte qe te vërtetoj këtë dyshim pra, se ka qene sigurimi qe ka nxitur a diktuar mosdaljen e se drejtës se studimit por qe nuk me ka ndihmuar kjo duket qartazi për çdo njeri me mend ne koke përveç lapangjozeve qe shkruajnë ne anonimitet se motivimi im prej gjimnazisti për te bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit ishte dëshira për te me ndihmuar te me jepnin te drejtën e studimit.
XI. SFIDA JURIDIKE PER AKSESIN NE DOKUMENTET E SIGURIMIT
Ndërsa këtu mbaron refenja ime për publikun ju njoftoj se kam filluar hapat juridike për sigurimin e provave dhe rrezmin formal si te padrejte te këtij regjistrimi. Sot kam bere kërkesën zyrtare pranë Sherbimit Informativ Shtetëror për akses ne te dhënat e mia personale deri aty ku nuk cenohet siguria kombëtare dhe interesi i palëve te treta.
Ndërkaq, po krijoj bindjen se një rast i këtillë nuk është i vetëm. Shume shqiptare mund te kenë pësuar diçka te ngjashme. Nuk i kane shërbyer Sigurimit me asnjë material a informacion dhe janë regjistruar prej tij si bashkëpunëtore.
Une arrita t’i lexoj dokumentet e njëanshme, te shkruara ne padije time e ne keqbesim nga Sigurimi i Shtetit. Tashme, me mbetet t’i dokumentoj ato, hap pas hapi e pa ndonjë nxitim.
Por sa te tjerë janë qe nuk e kane këtë mundësi?! Transparenca mbi dosjes nuk është vetëm për te demaskuar maskarenjtë por edhe për t’iu dhenë shansin viktimave te Sigurimit te vene ne vend dinjitetin qe sot mund t’iu neperkembet edhe nga kushedi se cfare lapangjozesh.
Për këtë iu drejtohem autoriteteve shtetërore, Kuvendit, Qeverise, Opozites, SHISH, Avokatit te Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen e te Dhënave Personale, Drejtorisë se Informacionit te Klasifikuar, organizatave ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, medies dhe opinionit publik te mbështesin te drejtën e aksesit ne te dhënat personale te vetat nga çdo individi e për aq sa nuk cenohet as siguria kombëtare dhe as interesi i personave te trete. Ky është minimumi i minimumit te domosdoshëm.
XII. KUJTESE PER LAPANGJOZET
Sa për ju lapangjozet, besoj se e keni kuptuar se unë di te luaj edhe me armët tuaja e ndonjëri nga ju do me bjere ne rrjete nëse vazhdon avazin. Mjere ti qe do biesh se do heqësh kusuret e te tjerëve. Një me mjafton për te gjithë.UNË, SIGURIMI DHE LAPANGJOZET E DEMOKRACISË
ARTAN HOXHA
19.6.2012
Shkrimi u botua nga Artan Hoxha ne profilin e tij ne facebook.
http://www.facebook.com/notes/artan-hoxha/un%C3%AB-sigurimi-dhe-lapangjozet-e-demokracis%C3%AB/3956096496682
I. PIKENISJE NGA E TASHMJA
Dita e hënë, date 11 qershor 2012 me siguri qe do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese. Gjithçka qe ndodhi nga e diela ne mbrëmje me shpalljen e kandidaturës time nga liderët e mazhorances dhe kundërshtimi i saj nga lideri i opozitës e deri tek momenti i zgjedhjes se Bujar Nishanit ne postin e Presidentit te Republikës pas dorëheqjes time, ishin te gjitha ngjarje te rëndësishme qe do te ushqejnë kujtesën e kësaj dite por këto janë veçse dytësore. E hëna do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese si dita e mësimit te madh qe pavarësisht dijes dhe bindjes personale nuk duhet neglizhuar çdo akuze, shpifje a baltosje. Ky ishte i vetmi gabim i imi dhe i vetmi qe gaboi isha unë. Te tjerët bene lojën e tyre politike sipas interesave. Ndaj, e hëna ishte edhe dita e vendimit për t’iu rikthyer disa prej këtyre akuzave e ne radhe te pare asaj për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit.
Akuzën për bashkëpunimin tim me sigurimin e shtetit e kam dëgjuar te qarkulloje disa here ne këto 22 vite te demokracisë, qe ne muajt e pare kur u angazhova ne themelimin dhe organizimin e degës se Partisë Demokratike ne Durrës e me pas, ne momente kulmore te politikes e ne varësi te pozicionit tim politik e publik. Gjithnjë e kam dëgjuar si një pëshpërime, thashethem, te thëna nga persona qe me tregonin se dikush kishte thënë kështu a ashtu për mua. Jo rastësisht, burimi i peshperimes akuzuese vinte gjithnjë nga ana tjetër e krahut politik me te cilin isha ne opozicion apo kritik ne momentin e dhënë. Gjithnjë i kam neglizhuar duke i trajtuar me qetësi, shaka, qesëndi a përbuzje por pa mllef pasi isha i vetëdijshëm për te vërtetën time te thjeshte te cilën do t’jua rrëfej me poshtë duke ju thënë qe nuk jeni ju te paret pasi atë e dine plot te afërm, miq e shoke te cilëve iua kam treguar kur ka qene rasti, siç tregohen rëndom mes miqsh e te njohurish ndodhi te rëndësishme te jetës.
II. PERBALLJA ME SIGURIMIN E SHTETIT
E vërteta ime është se unë, qe nga momenti i pare qe u kontaktova drejtpërdrejt nga një sigurims, ne shtator 1981, e deri ne vendosjen e demokracisë, asnjëherë nuk i shërbeva Sigurimit te Shtetit me asnjë forme, mënyrë a mjet. Po, mua mu kërkua, pa mbushur ende 17 vjeç, ne fillim te vitit te trete te shkollës se mesme, te bashkëpunoja. Takimi ndodhi papritur, ne një godine ne ndërtim e sipër pranë shkollës, përmes një personi te trete X i cili ma prezantoi e me la vetëm me sigurimsin. Unë nuk dua te zgjatem ne këtë shkrim ne detajet e ndërmjetësimit dhe te takimit pasi druaj qe do te mjaftonin fare pak te dhëna qe disa lexues, me njohje te mire te mjedisit shkollor, atij përreth shkollës si dhe te Durrësit ne atë kohe, t’i përafroheshin identitetit te tyre e aq me keq te krijonin dyshime, për shkak te ngjashmërive, për persona te tjerë qe nuk kane fare gisht ne këtë ngjarje.
Takimi zgjati ndoshta jo me shume se 15 minuta por ne kujtesën time është ngulitur si i pambarim. I vetëm, përballë një mesoburri qe dukej se e njihte zanatin e tij, ne një mjedis te zymte, te erret, dekurajues mu desh te përballesha me Sigurimin e frikshëm te Shtetit. Me shume se sa përmbajtjen e bisedës, detajet e se cilës, por jo thelbi, mu shuan shpejt nga kujtesa, sot ende ndjej reagimin e gjithë qenies sime: gjallërimi kundra ligështisë, inteligjenca kundra mendjelehtësisë; guximi kundra frikës. E gjithë qenia ime punonte ne kapacitet te plote për te thënë me fjalët e duhura, ritmin, timbrin, gjestet dhe vështrimin, fjalën me te thjeshte – JO – një JO sa e qarte aq edhe e pa ndëshkueshme. Ndërmarrje tepër, tepër e vështirë.
III. SI U RRITA DHE U EDUKOVA NE FAMILJE
Unë nuk isha fare, fare i papërgatitur. Ne familjen time, qe për konceptet e kohës konsiderohej me biografi te keqe e për këtë shkak pësonte diskriminimin tipik te shtresës se ashtuquajtur te deklasuar, kisha dëgjuar raste te personave te ndryshëm dhe kalvarin e dhimbshëm te tyre me Sigurimin e Shtetit, qofte kur ishin detyruar me presion e kërcënime te pranonin te bashkëpunonin e qofte kur kishin kundërshtuar e për rrjedhojë kishin pësuar mbi vete e mbi rrethin familjar persekutime te egra. Ne disa raste te tjera thuhej se kërkesa për bashkëpunim ishte veçse një provokim. Sigurimi ishte një realitet i frikshëm. Rastet e ndryshme qarkullonin si legjenda urbane edhe me te frikshme. Nga i njëjti mjedis mora gradualisht, me se shumti indirekt, pa mu thënë, thuajse përmes shqisës se gjashte, kuptimin mbi sistemin, urrejtjen ndaj tij si dhe shprehitë se si duhej t’i ruhesha kurtheve dhe ndëshkimeve qe mund te pasonin.
Ndërsa prindërit dhe te rriturit e tjerë te fisit te Hoxheve, siç i thërrisnin e i thërrasin edhe sot ne Durrës, ishin te kujdesshëm ne biseda, veçanërisht ne prezence te fëmijëve dhe te te rinjve, gjyshja ime, me te cilën kam ndenjur shume ne fëmijëri ishte e vetmja qe nuk ia përtonte here-pas-here ta thoshte ndonjë fjale a sharje e me pas vinte gjithnjë gishtin tek buza e thoshte “sheeet”! Me një karakter te ngjashëm me gjyshen ishte edhe motra ime e vetme, shtate vite me e madhe se unë, praktikisht një nene e dyte për mua, te cilës nuk iu dha asnjëherë e drejta e studimit ndonëse mbaroi me rezultate mjaft te larta shkollën e mesme te përgjithshme ne vitin 1976. Ne te njëjtin vit unë mbarova klasën e katërt fillore dhe pashe çdo vit, deri ne vitin 1981, se si rropatej im atë për te drejtën e saj te studimit. Nuk ia arriti asnjëherë. Biografia e keq dhe lufta e klasave dolën gjithnjë fitimtare. Ishte koha e egërsimit te skajshëm te saj.
IV. FUNDI I HISTORISE SIME ME SIGURIMIN E SHTETIT
I parapërgatitur nga një mjedis i këtillë familjar, ndonëse i sfiduar papritmas e ne rrethana te gjitha kundra meje, unë arrita te them JO-ne time sa te qarte aq te pa kapshme e te pandëshkueshme nga egërsia e kundereagimit. Ne fund te takimit u porosita qe te mendoja me thelle e te isha me i qarte e me i prere ne takimin e ardhshëm e te afërt e te mos i tregoja kujt, ne veçanti prindërve. Unë as sot nuk e di se si kam mundur te kthehem ne këmbë ne shtëpi por sapo mbërrita i tregova menjëherë tim eti çdo detaj te ng