Unaza e Elbasanit kthehet në burim aksidentesh, banorët ngrihen në protestë! Bllokojnë rrugën: Ecin makinat me shpejtësi skëterrë

ELBASAN- Në Unazën e Qytetit të Elbasanit, ku u aksidentua për vdekje pak ditë më parë 20-vjeçari Fiori Sula, kanë protestuar banorë të zonës, të cilët kërkojnë që në rrugë të ndërtohen mbikalime ose nënkalime, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet lëvizja e makinave.

Për dy orë banorët e zonës bllokuan rrugën, ndërsa u shprehën se makinat ecin me shumë shpejtësi duke e kthyer kështu aksin në një burim aksidentesh ndonjëherë edhe fatale.

‘Nuk bahet dot një nënkalim! Kërkojmë ose sinjalizim. Këtu ikin makinat si plumb.’- u shpreh një banor.

‘Shoferët me këtë shpejtësi skëterrë, ato kishin frikë se kishin hall se mos dilte makina. Jemi shumë të rrezikuar. Atë natë kur bëri aksident isha këtu. Këtu ecin jeta skëterrë. Këtu është rruga e vdekjes. E kemi shumë të vështirë’- u shpreh një tjetër banor.

Një nga banoret ngriti shqetësimin për mospjesëmarrjen e gjerë në protestë.

‘Më vjen shumë keq për mospjesëmarrjen. U mor një jetë. Rasti i freskët është rasti i Fiorit. Lagjja ka mbi 1000 banorë dhe ka kas pak pjesëmarrës. Kërkojmë nënkalim. Këtu duhet zgjidhje me patjetër!’- u shpreh ajo.

Duke nënvizuar se protesta e tyre nuk është politike, ato theksuan se kërkojnë vetëm diçka, ndërtimin e një nënkalimi.

‘S’kemi punë më partitë. Ne kemi punë për të drejtat tona. Nuk është punë politike. Duam që t’i japim rrugëzgjidhje nënës dhe babit për të kaluar.’- u shpreh një protestues.

‘Vdiq një dajë 20 vjeç, nesër do të vdesë fëmija im. Duhet të hapet një nënkalim.’- tha një tjetër.

Pas protestës, policia ka kryer kontrolle nëpër banesa për të bërë indetifikimin e personave që bllokuan rrugën. Në përfundim të identifikimit dhe lokalizimit pritet shoqërimi i tyre.

Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre. Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi.

Pak ditë më parë një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga makina teksa tentonte të kalonte në vijat e bardha në aksin Elbasan-Librazhd, që është njëkohësisht dhe unaza e qytetit të Elbasanit. Ndërsa në segmentin Elbasan-Metalurgji nje muaj me pare vdiq ne aksident një tjetër këmbësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Banorët bllokuan rrugën në shenjë protestë për mbikalimet në Unazën e Elbasanit, policia kontroll nëpër banesa për t'i shoqëruar

Policia e Elbasanit ka kryer kontrolle nëpër banesa, pas protestës që u zhvillua në Unazën e Elbasanit ku kërkohej ndërtimi i nënkalimeve.  Burime nga policia bëjn me dije se aktualisht po bëhet verifikimi dhe indetifikimi i personave që bllokuan rrugën. Në përfundim të indetifikimit dhe lokalizimit do filloj proçedura e shoqërimeve të tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 30/01/2023 00:13

    aty duhet mbikalim ose nenkalim,,,shteti nuk do tia dije per ju,,sepse ka hallin te vjedhe.....bllokoni rrugen...derri do plumb....

    Përgjigju
  • Don joni: 29/01/2023 18:06

    e lan te fundit bypasin e elbasanit o Rama nuk le fshat pa rregullu elbasanin e harrove

    Përgjigju
  • Toni: 29/01/2023 15:12

    Bravo, ju lumte per protesten. Qeveria antikombetare duhet te kishte prioritet te pare ndertimin e bypassit te Elbasanit, por shkon e nderton tunel ne Llogara per Samir Manen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)