Unaza e Fushë-Krujës mbulohet
nga gropat, pengojnë lëvizjen

Unaza e Fushë-Krujës mbulohet<br />nga gropat, pengojnë lëvizjen
FUSHE-KRUJE - Ndonëse unaza e Fushë-Krujës quhet e përfunduar dhe për këtë rrugë është prerë shiriti nga kryeministri Sali Berisha, faktet flasin ndryshe.
 
Një segment i saj, rreth 500 metra nuk është përfunduar, madje nuk është vënë dorë fare në të. Gjendja e këtij segmenti është skandaloze, gropat janë në të gjithë shpërfaqën dhe arrijnë deri në 40 centimetër thellësi.
 
Për pasojë në rrugë janë krijuar pellgje të mëdha që vështirësojnë jashtë mase lëvizjen e automjeteve.
 
Drejtuesit e mjeteve ankohen se kjo situatë është e padurueshme dhe që vazhdon prej vitesh.
 
Nëpërmjet këtij segmenti totalisht të shkatërruar qarkullojnë edhe të gjithë automjetet që udhëtojnë në drejtim të Mamurrasit, Laçit dhe Milotit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim