Unaza e Madhe e Tiranës trefishon paratë që harxhon

Unaza e Madhe e Tiranës trefishon paratë që harxhon

Unaza e Madhe e Tiranës

Unaza e Madhe e kryeqytetit është një tërësi segmentesh rrugore në formë rrethore, e gjerë dhe me disa korsi, e gjatë 27 kilometra, i cili po e lidh kryeqytetin tonë me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. E quajmë Unaza e Madhe e Tiranës, por ka shumë lidhje me të gjitha rrugët hyrëse të kryeqytetit. Pra të gjithë ata që do të vijnë në të ardhmen nga verilindja e vendit, përmes rrugës së Arbrit do të kalojnë në këtë Unazë të Madhe. Pastaj, për të shkuar në çdo pikë të qytetit, e njëjta gjë praktikisht po ndodh me autostradën Tiranë-Elbasan, po ashtu dhe me autostradën Tiranë-Durrës.

Domosdoshmëria
Tirana sot numëron mbi 870 mijë banorë vetëm kryeqyteti.  Është i vetmi qytet i Shqipërisë që në 8 vitet e fundit është rritur papushim. Shtohet me një ritem mesatar 15-16 mijë banorë në vit. Në Tirane pulson 63 përqind e ekonomisë së vendit dhe qarkullojnë rreth 65 përqind të fondeve shtetërore dhe private të Shqipërisë. Nga 98 mijë sipërmarrje aktive të rregjistruara në të gjithë vendin, rreth 60 mijë veprojnë në Tiranë. Kryeqyteti rritet çdo ditë me ndërtimet e reja. Në raport me sipërfaqen e qytetit, Tirana ka ritmin më të lartë të shtimit të sipërfaqeve të reja të banimit dhe për biznes, në nivel të kryeqyteteve të rajonit. Në Evropë, ajo renditet e treta me ritmin më të lartë të ndërtimeve, në raport me sipërfaqen.

Tabela 1. Të dhënat e Unazës së Madhe

-              Gjatësia:              27 km

-              Kosto:                   373 mln euro

-              Përfundon brenda vitit 2023

-              5 segmente rrugore kryesore

-              Siguron lidhje me të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit

-              U kursen qytetarëve 2 mijë vjet kohë në pesë vitet e para të funksionimit

-              Rrit vlerën e objekteve përbri dhe rrotull saj me 105 mln euro në vit                  

                                     

Të gjithë këta banorë dhe të shtrirë në një sipërfaqe të kryeqytetit, dy herë më të madhe se 12 vite me parë, e kanë të domosdoshme të shërbehen nga një venë, rrugë e madhe rrethore, që të garantojë daljen dhe hyrjen në kryeqytet, pa humbur gati një orë kohë në trafik. Ky është misioni më i madh i një unaze qyteti metropol. Të të bëjë të hysh dhe të dalësh prej tij, pa humbur kohë të çmuar, për të mos përmendur shpenzimin e karburantit dhe stresin.

Unaza do t’u shërbejë 1.2 milionë banorëve!

Unaza e Madhe e Tiranës, e cila është përfunduar në pjesën më të madhe të punimeve të saj në pesë kantiere të veçantë, e luan të plotë këtë rol dhe e përmbush këtë mision, edhe për Tiranën e vitit 2030, që me këtë ritëm mund të ketë të paktën 1.2 milionë banorë.

Unaza e Madhe po i kushton Buxhetit të Shtetit 373 milionë euro, por në tre vitet e para, do t’u kthejë banorëve të tij një shumë prej 900 milionë euro, gati tre herë më të madhe. Ky kthim ka të bëjë me vlerën e rritur të apartamenteve, dyqaneve, bareve, restoranteve dhe hoteleve ku kalon unaza dhe përreth saj. Ka të bëjë me kohën e fituar dhe karburantin e kursyer. Përfundimi i saj i plotë brenda këtij viti 2023, do të përbëjë veprën më madhore infrastrukturore të ndërtuar tek ne, pas Rrugës së Kombit.

Sistemi i trafikut në unazë menaxhohet nga një qendër elektronike. Unaza ka me dhjetra e dhjetra vepra arti dhe rrugë dytësore, të cilat e lidhin atë me të gjitha zonat e tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e Tiranës, jo vetëm lehtëson trafikun, por nxit fort zhvillimin ekonomik dhe urbanizimin në zonat ku kalon, duke u shndërruar gradualisht në një zonë ndër më vitalet e kryeqytetit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 27/04/2023 10:46

    veprat jane per te gjithe dhe te mos bejme politike

    Përgjigju
  • Coli: 26/04/2023 14:32

    Çfarë të habit me Unazën e Tiranës është që nuk është unazë. Qarkullimi rrethor ndërpirtet tek rrethrrotullimi i TEG ku duhet patjetër të marrësh daljen e të bësh rrethin, përndryshe përfundon në Elbasan.

    Përgjigju
  • Beni: 26/04/2023 13:07

    Bravo çoçol,e more rrogen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë