'Unaza e Madhe'/ Kryetarja e PS për Tiranën: Presidenti është me palën që do ta shikojë Shqipërinë pa drita dhe rrugë

'Unaza e Madhe'/ Kryetarja e PS për Tiranën: Presidenti është me palën që do ta shikojë Shqipërinë pa drita dhe rrugë

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti

Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti ka reaguar pas deklaratave të Presidencës për projektin "Unazën e Madhe", se kjo e fundit duhet anuluar për shkak të paligjshmërisë ekstreme.

Gjylameti thekson përmes një postimi se Presidenca ka dalë nga roli për të qenë mbi palët, ndërsa shton se Meta është bërë me palën që do ta shikojë pa drita dhe rrugë, jo vetëm "Unazën e Re" dhe banorët e saj, por gjithë Shqipërinë.

“Komenti mbi punët e drejtësisë nga Presidenca tregon daljen nga roli për të qenë mbi palët, duke bërë të qartë se Presidenti është me palën që do ta shikoj pa drita dhe rrugë, jo vetëm Unazën e Re dhe banorët e saj, por gjithë Shqipërinë. Ata që ankohen për "Unazën e Re", janë zhurmues, nxitës të bllokimit, dhunës dhe rrëmujës. Por mbi të gjitha janë shkelës të Kushtetutës, militant që nga xhepat e cekët ju duket tesera e PD dhe LSI. Tiranën e zhvillojnë projektet për njerëzit dhe jo njerëzit që kanë alternativë dhunën”, shkruan Gjylameti.

Deputetja Gjylameti nënvizon se PS dhe institucionet pranë qeverisë qendrore dhe lokale prej kohësh janë në një komunikim të vazhdueshëm me njerëzit për të adresuar sipas fushave të përgjegjësisë shqetësimet e çdo qytetari.

“Vëmendja jonë nuk ka munguar për rastin e "Unazës së Re" dhe për banorët e saj. Nga qëndrimi pranë familjeve që u vendosën në banesat sociale, nga dëgjesat e vazhdueshme me komunitete të zonës dhe mbi të gjitha nga insistimi i pandalur i projektit për Shqipërinë dhe Tiranën që duam, që ne kemi dashur t'i ofrojmë zhvillimit të kryeqytetit”, shkruan Gjylameti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Do lutem te KRISHTI.: 07/02/2019 15:54

    Ky qerozi NUK KA faj se RAMA I thote ZBRIT se do tregoj cfare ke BERE DHE MONIKA I thote hip se dua PUSHTET .Me ne hall se ka qene NDONJE lepur KUR e ndjekin hienat NUK KA .DHE ILIR VJEDH.FLORI ESHTE NE KETE SITUATE .

    Përgjigju
  • SERVET: 04/02/2019 10:03

    Perse nuk kerkoni te vihen para pergjegjesise hajdutet e rruges dhe nenshkruesit e kontrates ?Perse nuk ja leni ne fillim drejtesise te zgjidhe kete problem por nguteni kaq shume ?Sipas meje ketu jane dy arsye:e para,doni qe te vidhni sa me shpejt dhe e dyta sepse jemi prane zgjedhjeve dhe e beni per fushate.

    Përgjigju
  • erma: 04/02/2019 08:42

    ndersa ti moj kukumjacke ke lene administraten ne dore te leshelise dhe hajduteve...

    Përgjigju
  • Ops: 04/02/2019 08:00

    Qeveri Hajdute, President Hajdutn, Blerina Go**rr

    Përgjigju
    • Njeriu i protestave: 04/02/2019 10:34

      Fiks e ke gjete o Qps..po ky popull pse nuk lune prej vendit te dali ne rruge ..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër