Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi.
Gjithashtu sipas Ramës ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020.
"Kantieri i Unazës së Tiranës - Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi. Gjithashtu ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020", shkruan Rama.

Komente

