‘Unaza e Madhe’, Veliaj inspekton banesat sociale në Shkozë: Të aplikojnë dhe banorët e 'Astirit', ose bonus qiraje

Banesat sociale në Shkozë janë gati për të mikpritur familjet e para, të cilat preken nga gjurma e "Unazës së Madhe". Bashkia e Tiranës ka sistemuar të gjitha apartamentet, si dhe i ka mobiluar ato me të gjitha orenditë dhe pajisjet elektro-shtëpiake. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kushtet komode që ofrojnë banesat që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe.

Unë besoj se sot në të gjithë Tiranën ka një konsensus, që edhe Unaza të bëhet, por edhe familjet të marrin një trajtim social. Pikërisht, kjo e dyta është punë e Bashkisë së Tiranës. Pra, kemi rregulluar të gjitha apartamentet në banesat sociale këtu në zonën e Shkozës, ku ka një stacion autobusi, ku ka qendër sociale, mensë sociale, ku ka klinikë, sidomos për grupet më vulnerabël, pra, kur janë çifte të moshuarish, kur ka njerëz të sëmurë, pikërisht që stina festive t’i zërë në banesa të reja. Nga inspektimi që bëra sot jam realisht i impresionuar.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranë

Banesat sociale në Shkozë ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet që do të zhvendosen në banesat e reja. Veliaj ftoi banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të aplikojnë pranë njësive të tyre administrative për të përfituar banesa sociale.

Në kohë rekord janë bërë gati apartamentet, janë blerë duke nisur nga frigoriferët, tek televizorët, tek çdo nevojë bazë që ka një familje. Ajo që kam parë është që këto kushte këtu janë në fakt disa herë më të mira se sa shtëpitë që po lënë, shtëpiza pa leje, barraka pa leje, ndërkohë marrin sot një ofertë shumë më të mirë se sa ajo që lanë. Fillimisht, kjo rezervohet për të gjithë familjet që kanë aplikuar në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë asnjë dokument, ndërkohë që të tjerët do marrin shpronësimin. Ftesa ime është, sipas njësive 6, 7 apo Kasharit, apo 11 aplikoni për banesa sociale.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranë

 

Aktualisht janë 15 familje të cilat kanë aplikuar për banesat sociale dhe që do të jenë të parat që do të zhvendosen në apartamentet e reja në Shkozë. Dukei falenderuar banorët për bashkëpunimin me institucionet shtetërore, Veliaj deklaroi se askush nuk do të ndalë zhvillimin e Tiranës.

 Kemi mbi 15 familje që tashmë kanë aplikuar, do të jenë të parat që do shërbehen dhe sigurisht sipas rendit të aplikimeve do të vazhdojmë të japim banesa sociale ose për ata që do preferojnë të zgjedhin  vetë banesën, ne do u paguajmë qiranë. Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin sepse kanë kuptuar që progresi i qytetit nuk ndalet. Çështja është t’ju japim këtë ofertë sociale që as ata të mos ngelen në shi, por as puna të mos bllokohet. Sigurisht që ka nga ata të cilët sot me stafin e ARRSh-së, me stafin e Bashkisë kanë filluar matjet.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranë

 

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje banorëve të zonës së Unazës së Madhe që të distancohen dhe të mos përdoren politikisht nga opozita.

"Unë kam një thirrje për banorët: Sot duhet të marrin një vendim, do kërkojnë të ardhmen dhe fatin e tyre, apo do rrinë të kërkojnë të ardhmen dhe fatin e Lulit. Luli ka shtëpi edhe me kat shtesë pa leje, që e dha vetë kur ishte në bashki, në Tiranë. Shtëpi në Lalëz, shtëpi në Hollandë. Këto të tria që dihen. Luli i ka rregulluar punët e veta. Pyetja është: Do të rregullojmë edhe punët e banorëve? Bashkia e Tiranës është për të rregulluar punët e banorëve, jo punët e partive. Për ata deputetë që parkojnë me “Range Rover” dhe si hobi vijnë dhe protestojnë duke sjellë dhe protestues shëtitës, besoj se fundi është i qartë. Projektet do vazhdojnë, Tirana nuk ndalet, progresi do ecë përpara", tha Veliaj, teksa u kërkoi atyre që të bëhen bashkë me qeverinë për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe duke përfituar nga paketa e mbështetjes sociale që ofron Bashkia e Tiranës.

Thirrja për qytetarët është: Distancohuni nga deputetët me “Range Rover-a” që s’kanë fare hallin tuaj, kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre. Distancohuni nga Luli i “VIKTORIA INVEST-it” që punët e tij, pazaret e tij, shtëpitë e tij dhe katandinë e tij e ka zgjidhur. Bëhuni palë me qeverinë, me Bashkinë, që unaza të bëhet, banesat t’i kemi, bonusi i qirasë të jepet, dhe shpronësimi 100% për ata që i kanë me letra.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranë

Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti u shpreh se të gjithë banesat sociale në zonën e Shkozës janë rregulluar për të akomoduar familjet të cilat preken nga projekti i "Unazës së Madhe".

“Në fillim kemi menduar që të lëvizim ata që janë pak më në nevojë, që kanë nevojë për shërbimin social, duke u nisur nga familjet me aftësi të kufizuar, familjet me të moshuar, familjet me fëmijë të vegjël për t’i ardhur sa më shpejtë në ndihmë këtyre familjeve. Ndërkohë, që vazhdojmë vlerësimin social ekonomik në zonë, i ofrojmë të vazhdojmë disa nga programet tona të strehimit social siç është bonusi i qerasë, kredia dhe banesat sociale”, u shpreh Ruseti, teksa siguroi se Bashkia e Tiranës është pranë familjeve që preken nga "Unaza e Madhe".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja