'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 62-të: Shtëpitë do i mbrojmë me gjak, nuk trembemi nga burgu

'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 62-të: Shtëpitë do i mbrojmë me gjak, nuk trembemi nga burgu

Protesta e banorëve të 'Unazës së Re' sot

TIRANE - Banorët e "Astirit" në kryeqytet protestuan edhe sot në ditën e 62-të. Nuk ka munguar bllokimi i rrugës së Unazës së Re si dhe banorët vazhdojnë me kërkesat e tyre të deklaruara nga dita e parë, anulim të projektit si dhe dëmshpërblim 100% për ndërtesat apo banesat e tyre. Banorët i kanë bërë apel policisë për të mos ushtruar dhunë si dhe t’i bëj presion qytetarëve ndërsa përsa i përket protestës ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen edhe nëse do t’i duhet të derdhin gjak apo të futen burg.

Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoq këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos  dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. Ne kemi 62 ditë që jemi këtu.

Banor i 'Astirit'

Edhe pse opozita, veçanërisht PD ka njoftuar se do të kishte deputetë në mbështetje të banorëve, vetëm Klevis Balliu është shfaqur për mediat, asnjë tjetër madje as kreu i PD Lulzim Basha i cili prej kohësh nuk është shfaqur në protestën e banorëve të Astirit, s'ka qenë i pranishëm. 

Policia gjen kohë t’i bëjë presion qytetarëve, të merret me kapsollat, fishekzjarrët dhe nuk ka kohë të merret me Balilin, Edmondin. Qeveria ka dërguar provokatorë në protestën e banoërve. Kryeprokurorja të dalë nga vrima ku është fshehur dhe të fusë në burg Afrim Qendron dhe të gjithë ata që po vjedhin. Falenderoj gazetarët, intelektualët të cilët i ka qëndruar në mbështetje protestuesve.

Klevis Balliu, deputet i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 04/01/2019 18:40

    Salilusherit dhe shpellaret janë në vetmi të plotë dhe në mjerim, unaza do bëhet dhe naziskinet e Mamurrasit dhembcakallja Kejdi me lristat e saj dhe militantët e xhelal Mendjeziu do ngelin në koshin e plehrave të shqipërisë. Unaza do jetë gadi në vitin 2021 Kur Nafije, Muli Geringu, Strazua dhe sharebajgat e leshitdhise të kenë ikur për lesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja