'Unaza e Re', debat në 'Repolitix', eksperti i rrugëve: Ligji i 2006 s'lejon legalizimin e banesave. Bushati: Ja kush do shpronësohet

Emisioni "Repolitix" i gazetarit Denis Minga në Report Tv, ku të ftuar ishin deputeti i PS, Ervin Bushati, ai i LSI, Pëparim Spahiu, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli si dhe inxhinieri rrugor, Arben Meçaj, diskutoi sonte për banesat e "Unazës së Re" ku rreth 300 objekte preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe".

Banorët e këtyre objekteve kundërshtojnë shembjet pa marrë shpronësimet më parë, mirëpo një pjesë e konsiderueshme janë të palegalizuara, çka bën që ata të përfitojnë vetëm bonusin e qirasë për tre vite. 

Eksperti rrugor, Arben Mecaj thotë se është ligji i vitit 2006, i miratuar nga qeveria "Berisha" me konsensusin e opozitës socialiste, ai që nuk lejon legalizimin e objekteve që preken nga projekte urbanizuese. Sipas tij, zgjerimi i Unazës së Madhe është një projekt urban dhe si rrjedhojë familjet që posedojnë banesa apo biznese të palegalizuara, nuk do përfitojnë nga shpronësimet.

Debati vjen jo në ligj por në debat politik. Me ligjin e vitit 2006 ku ka patur konsensus politik, ka patur një parim që fitoi nga ky ligj i cili thoshte që nuk legalizohen ato objekte që preken nga projekte urbane, ato banesa që janë pjesë e këtij projekti këto banesa nuk legalizohen sepse nuk i lejon ligji. Ato do prishen se pse interesi publik prevalon ne këtë rast, dhe intersi publik e kërkon në këtë rast. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por ligji nuk e lejon legalizimin e atyre banesave. Nuk ka ligj sot që e lejon legalizimin e atyre banesave. Në atë paketë të njerëzve që iu prishen banesat , të gjitha rastet trajtohen njësoj. Bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme tek e fundit. Unë s’jam për vlerë tregu. E di çdo të thotë të shpronësosh me vlerë tregu. Kosto e shpronësimit dhe dëmshpërblimi është një lekë që vjen nga buxheti shtetëror dhe paguhet me taksa e shtetit. Gjysma e atyre që dalin në protestë kërkojnë vlerë tregu. Po s’u kuptua që ka një palë që duhet paguar por edhe një palë që duhet të paguajë. Por opozita ka të gjithë instrumentat që të zbardhë paligjshmërin në proceset e tenderimi por në vënd të kësaj , opozita ka zgjedhur një rrugë tjetër atë të populizmit, e shfrytëzon individulaisht.

Arben Meçaj, ekspert rrugor

Nga ana tjetër, deputeti i LSI, Përparim Spahiu e sheh çështjen nga një këndvështrim tjetër. Sipas tij, shumica po sillet në mënyrë arbitrare me banorët duke i nxjerrë ata në qiell të hapur, në një kohë kur ajo që duhet të bëjë është t'i shpronësojë ata. Sipas tij, qeveria po fsheh një megavjedhje duke shkatërruar jetën e banorëve. 

Për deputetin socialist, Ervin Bushati, qeveria do shpronësojë vetëm banorët që janë pronarë, ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, do kalojnë nën kujdesin e Bashkisë.

Tirana meriton një unazë që është e parashikuar dhe e projektuar shumë kohë më parë. Projekti është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme. Të dhëna të tjera për projektin mund t’i mësojë kushdo pasi janë të dhëna publike. Ajo është rrugë urbane. Personat që kanë pronë do shpronësohen. Pjesa tjetër do merren nën kujdesin e bashkisë.

Ervin Bushati, deputet i PS

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet