Gjykata e Tiranës pushoi një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re. I proceduar ishte edhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ka qenë vetë prokuroria që erdhi në gjykatë me kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

Gjatë fjalës së tij, Klevis Balliu tha se pushimi i kësaj çështje pas një viti e gjysmë në fakt tregoi se nuk është bërë kurrë fjalë për vepra penale, por për shpifje nga efektivët e policisë.

"Nuk  kana as prova as fakte dhe asgjë dhe marrin dy tre efektive police dhe shpifin ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. kjo nuk ka si të ndodh ndryshe ku policia është mbushur me sigurimsa të shtetin. Sot pas një viti e gjysmë, sot vijnë e thonë pushojmë çështjen se nuk kanë priva, por ata nuk kanë prova as për këtë çështje dhe për asnjë tjetër pasi që të kesh prova duhet të ketë krimi, dhe këtu nuk kanë pasur krim nga banorët e unazës dhe nga përfaqësues të opozitës. Por ka pasur krim nga Rama, është ai që po vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve, dhe po dhunon qytetarët", tha Balliu.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu akuzohej për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, të parashikuara në nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, por që u pushuan nga policia.