‘Unaza e Re’/ Mediu dhe Vasili: Rama shan, tallet dhe mashtron, kjo është kambanë alarmi, duhen protesta

‘Unaza e Re’/ Mediu dhe Vasili: Rama shan, tallet dhe mashtron, kjo është kambanë alarmi, duhen protesta

Protesta dje para Kuvendit

Pas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestën e banorëve të Unazës së Re kanë reaguar edhe aleatët e LSI dhe PR. Për kreun e Republikanëve Fatmir Mediu duhet një përgjigje e fortë ndaj arrogancës së kryeministrit Rama. Ai thotë se opozita duhet të organizojë protesta të vazhdueshme përballë Kryeministrisë.

Dhuna ndaj qytetareve burgosja e tyre; Sharja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptareve, intimidimi i tyre; Arroganca dhe shperfillja perballe jetes dhe prones; duhet te kete nje pergjigje te forte qytetare. Ne keto kushte: Opozita duhet te organizoje protesta te vazhdueshme perballe kryeministrise. Jemi ne udhekryqin me te rrezikshem te demokracise shqiptare dhe cenim te hapur te interesave kombetare. Jemi ne kushtet qe Rama, ka shkaterruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve te provuar nga OSBE/ODHIR dhe hetimet e fundit te Prokurosise, per me teper ka inkriminuar në menyre te qellimshme politiken dhe parlamentin.

Ka shkaterruar pushtetin gjyqesor dhe Prokurorine, sot jemi ne kushtet e absurditetit te plote ne nje vend ku flitet per suskes te reformes ne drejtesi e cila e ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese, Pa gjykate te larte dhe se shpejti pa gjykata apeli. Skemi me kushtetut por vetem nje njeri qe ben si te doje Nje njeri qe ka kriminalizuar dhe ekonominë. Nje njeri qe shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet. Opozita duhet te coje shoqerine ne kembe jo vetem militantet, por cdo Shqiptar qe e do lirine e tij, e do jeten, pronen e do Shqiperine, cdo intelektual qe beson se dhuna dhe krimi nuk mund te drejtojne vendin

Fatmir Mediu

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili theksoi se gjuha e rrugaçërisë dhe sulmet ndaj banorëve kanë një përgjegjës të vetëm dha ai sipas tij është kryeministri Rama.

Banesat janë ndërtuar me gjak dhe këto banesa patjetër që kanë vlera të jashtëzakonshme dhe nuk mund të asgjësohen sepse mashtruesit nuk i pret puna për t’i vjedhur. Të vijmë tek çështja, përse kjo dhunë kaq e madhe? Përse ky nxitim? Përse kjo gjuhë rrugaçërore? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Për arsye të 40 milionë eurove, që do ndërtojnë 2,2 km rrugë. Ua kam thënë edhe dje, të një asfalti të Edi Ramës, i cili është më i shtrenjtë se floriri. Pra te rruga tek Astiri do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri. Ku e ka burimin? Cila është bushtra që pjell korrupsionin? Është pikërisht e njëjta qeveri, e cila bën tendera, pavarësisht se Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkë hajdute në këto tendera.

Pra e kemi shumë të qartë, që kjo kambanë alarmi duhet t’u bëjë gjithmonë e më shumë të jeni vigjilent. E keqja, lukunia, po hungërin në dyert e secilit. Në qoftë se nuk e kuptoni këtë gjë, duhet të dini që një ditë e humbur sot, duke vazhduar me këtë lukuni hajdutësh, do duhen dhjetëra, qindra ditë nesër, për të rivënë një shtet, i cili po shpërbëhet, po copëtohet dhe është në dorë të lukunisë, e cila vë shqiptarët përballë njëri-tjetrit në mënyrë që përleshja të jetë sa më e madhe. Në mënyrë që gjithçka të zëvendësohet nga konflikti, që zhurma e tmerrshme që bën daullja e korrupsionit të 40 milionë  eurove të mos dëgjohet. Por kjo hajdutëri, Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkëhajdute, e cila mbyll sytë përpara kësaj, është një aferë që nuk do të mbyllet kurrë sepse Shqipëria nuk mund të tolerojë që asfalti i Edi Ramës të jetë më i shtrenjtë sesa floriri

Petrit Vasili

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestat prej 20 ditësh. Dje u zhvilluan dy protesta nga banorët, para Kuvendit dhe në rrugë te Unaza e Re që degjeneruan në dhunë duke shkaktuar plagosjen e 15 policëve, ndërsa 25 persona u ndaluan. (Lexo këtu). Qeveria dhe ARRSH kanë bërë thirrje banorëve që nuk kanë leje të lirojnë banesat dhe të largohen, ndërsa ata që janë të pajisur me të gjitha dokumentet do të marrin dëmshpërblimin e plotë. Por banorët të udhëhequr nga opozita kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vfc: 24/11/2018 08:30

    ..Po qurraviteni..,se Rama s"e rruan hic per "gjobat tuaja..,dhe shoket tuaj Gazetaruce gjobe-venes,multi miliardere..,duke vjedhur Popullin dele.,qe bo sehir

    Përgjigju
  • xreport: 23/11/2018 16:11

    o zoti mediu ik ne austri se atje e ke bashk autorin e gerdecit... e di ti kavanoz per ke e kam llafin

    Përgjigju
  • Fraiku: 23/11/2018 15:35

    Fatmir Medi Fara djali i fatorines, ortaku i Kajollit ge denuar me 40 vite heqje lirie per trafik droge, shperthyesi i Gerdecit, grabitesi i 10 mije m2 ne Karaburun etj etj flet per ligj dhe drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë