'Unaza e Re', Rama tjetër thirrje banorëve: Mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut e Flamur Saliut, zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa

Në rubrikën "Përgjigjja ime" në ERTV, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për protestën e banorëve të "Unazës së Re". Kreu i qeverisë ka ritheksuar se banorët po përdoren nga politika për interesa pushteti. Duke iu përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën 20 ditore të këtyre banorëve dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.

Kur unë erdha në krye të Bashkisë, PD e kishte drejtuar kryeqytetin për 10 vite si makina pa duar. Më në fund mundëm ta kthenim Tiranën aty ku duhej, ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë. Tek Unaza e Re nuk protestojnë hallexhinjtë, por politikanët që kanë qëllim komplet tjetër nga ai i banorëve. Protestonë fanatikë të mbledhur andej këtej, që i përgjigjen thirrjeve të Lul Kadriut. 134 banesa aty janë të paligjshme. Nga ata, pa dokumenta që kanë aty shtëpinë, Bashkia merr aplikimet për bonusin 3-vjeçar të qirasë. 

Përtej propagandës, shumica e njerëzve të zakonshëm të asaj lufte politike të stisur në kazanin mediatik-politik dhe i janë kthyer procedurave ligjore. Thirrja jonë e përsëritur është mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, Kadri Vasilit, Flamur Saliut bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut se këta dalin një xhiro, hedhin benzinë, vënë shkrepësen dhe ikin, ama zjarri i antiligjit djeg ata që i shkojnë mbrapa qorrazi. Ata që janë arrestuar pas akseseve kriminale që çuan në plagosjen e rëndë dhe të pafalshme të policse 24-vjeçare, do ishin në shtëpi sot, jo në burg.  

Kryeministri Edi Rama

Rama thekson se siç u sfumua protesta për Teatrin, projektin për të cilin e pranuan edhe kolosët e skenës shqiptare, ashtu edhe rezistenca për banesat pa leje në "Unazën e Re" do bjerë.  

"Pse mo budallenj ishin Robert Ndrenika dhe protestuesit që pranuan projektin për Teatrin. Mos u bëni palë me ata që duan sherr e zhurmë. Në këtë shfaqje kaq agresive anti-shtetit, kërkohet diçka që ligji nuk e ka, ndërkohë shumë familje e kanë humbur investimin e gabuar aty ky ligji e ndalon kategorikisht ndërtimin. Kurrë s’kanë marrë flamurin amerikan dhe t’i drejtohen parlamentit. Lul Kadriut nuk i ha qoshja për ju, por kanë frikën e humbjes së radhës. Po kush ia ka fajin kësaj partie pa ide, pa program", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makth: 23/11/2018 22:17

    Pse s’di te besh gje pa konflikt o km? Pse mendon qe te jesh km, duhet te jesh plotfuqishem dhe diktatorial? Pse e shkerdhen ligjen dhe kushtetuten Shqiptare ore km?

    Përgjigju
    • Popull: 24/11/2018 09:24

      Ligjin e shkelin grabitësit dhe ndërtuesit pa leje.. Uroj që mos të jeni një nga ata që un personalisht i quaj jashtëqitje e një kombi.

  • CaBone: 23/11/2018 18:35

    Je perfundimisht njish Z Kryeminister. O lulija jon me limona oooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës