Zëdhënësja e Qeverisë dhe njëherazi ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin në “Unazën e Madhe”. Në një reagim Spiropali shprehet se: “Presidenca është e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI!”

Postimi i plotë
Jo veç në mllef dhe në dëshirën për rrëmujë, po edhe në zëdhënie Presidenca është e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI! Po çarçafët e katranit me bojë i ka më të gjatë dhe padurimin për protestë më të dukshëm. Ah po, edhe dështimin e radhës njësoj do ta vuajnë!