Ka shkuar në 12 numri i objekteve pa leje që janë prishur ditët e fundit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranës për ti hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Makineritë e rënda të IMT-së kanë vijuar edhe sot punën duke prishur dy objekte të tjera pa leje në gjatë segment, ndërsa punonjësit e ndërmarrjeve të tjera bashkiake janë kujdesur edhe për zhvendosjen e mbetjeve inerte.
Punonjësit e IMT-së, ashtu si edhe në rastet e mëparshme ka gjetur bashkëpunimin e vet banorëve, të cilët teksa janë ndërgjegjësuar për nevojën e zhvillimit të këtij projekti, kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës për bërë boshatisjen e këtyre objekteve dhe duke lejuar më pas prishjen e tyre.
Ndërkohë që krahas punës për prishjen e ndërtimeve pa leje ndërmarrjet bashkiake po vijojnë punën edhe për zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve nga aksi kryesor i rrugës. Në kuadër të projektit për Unazën e Madhe, Drejtoria e Punëtorëve të Ndërmarrjes Nr 1 ka ngritur grupet e punës të cilët po merren me trampiantimin e drurëve dekorativë që preken nga ky projekt.
Duke qenë se kushtet klimaterike të momentit janë optimale për të patur një zënie sa më të lartë të tyre për shkak se drurët kanë filluar të frenojnë procesin vegjetativ, është ndërhyrë duke respektuar të gjitha kushtet teknike që nevojiten për kryerjen e këtij procesi si krasitje e masës së kurorës së drurit, shkulja e tyre me bukë dheu etj, në mënyrë që probabiliteti i zënies të jetë më i lartë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor, 14:48
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë
13 Nëntor, 16:50
-
Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës 'peng' i negociatave me BE
6 Nëntor, 15:21
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor, 17:53
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe, projekti gati deri në fund të vitit
30 Shtator, 11:37
-
Unaza e Madhe, realizohen mbi 70% e punimeve në urën mbi lumin e Tiranës
20 Shtator, 08:54
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator, 12:23
-
Tiranë/ Aksidenti i trefishtë tek Unaza e Madhe, krijohet trafik i rënduar prej Kodrës së Diellit deri në Sauk
13 Gusht, 19:58
-
Emërimet/ Dallëndyshe Bici rikthehet te IKMT, Lorena Goxhabelli te Kadastra! Drejtori i KESH shkon te Agjencia e Burimeve Natyrore! Ja kush drejton Portin e Durrësit
31 Korrik, 11:59