‘Unë jam Zoti’, 120 vite burg në Romë për 2 bandat shqiptare! Pas hekurave krerët Elvis Demçe dhe ‘Ufo’, kishin vend në ‘tavolinën’ e mafies italiane

120 vite burg në total është vendimi i gjykatës së Romës për bandat e 2 shqiptarëve Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj. Demçe, i cili kishte siguruar vend të rëndësishëm në tavolinën e mafies italiane është dënuar me 18 vite burg, ndërsa Arapaj, i cili njihej ndryshe me nofkën “Ufo” do të qëndrojë 16 vite pas hekurave.

Dënimet për anëtarët e organizatave variojnë nga 4 vjet e 6 muaj në 9 vjet e 8 muaj. Banda e shqiptarit Elvis Demçe lindi në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë. Në gusht 2020 tregtonte 100 kg hashash ndërsa tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të tregtonte mbi 1 ton që i sillnin të ardhura deri në 4 milionë euro.

Mediat italiane i kanë dedikuar shpesh artikuj Elvis Demçes, i cili bashkëpunonte me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, të cilët po ashtu ndodhen pas hekurave. Demce, kur doli nga burgu në vitin 2020 kishte kontaktet e duhura, ato me organizatat në Romë, me ushtrinë marokene, autoritetet portuale të Gioia Tauro dhe trafikantë nga Ekuadori.

Demçe i cili ka një pamje të ashpër, i referohej vetes si “Zoti”. Me një bindje të rrënjosur thellë thoshte: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, "Spartacus" ose "Perseo", të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Kur Demce ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meo, 30 vjeçar, ‘Ufo’ tentoi t’i fitonte terren duke vjedhur sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.

Grupet kriminale që drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’, ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe, i cili drejtonte grupin rival, janë arrestuar nga policia pas një aksioni ‘Blic’, të zhvilluar mëngjesin e 18 janarit. Në pranga ranë 27 persona, duke u shmangur në këtë mënyrë disa vrasje të mundshme, për trafikun e drogës.

Sherri mes Arapajt dhe Demçes

Gjithçka nisi për zaptimin e territoreve ku shpërndanin drogën. Sipas policisë pati një rritje të tensionit kur Elvis Demçe filloi të kërkonte kontrollin e zonave në Velletri të menaxhuara, nga Ermal Arapaj. Bisedat e përgjuara konfirmuan urrejtjen e Demçes ndaj bashkatdhetarit të tij, i cili pas arrestimit kishte marrë drejtimin e zonës, por pa i dhënë asnjë lehtësim ekonomik.

Një fyerje. Kështu, mungesa e kompensimit e bëri Demçen të planifikonte një pritë kundër rivalit të tij më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios. Një pritë, në të cilën Arapaj ka arritur të shpëtojë duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga ekzekutorët e caktuar nga Demçe. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes hapi zjarri në Velletri, duke dëmtuar vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij.

Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Një pushim për një kohë të shkurtër. Aq sa, me kthimin në Itali, Arapaj kishte filluar të planifikonte me shumë detaje për vrasjen e Demçes. Një plan vrasës, megjithatë, i penguar nga hetimi i operacionit ‘Alba Bianca’, i 9 shkurtit 2021 dhe i realizuar nga karabinierët, ku Arapaj përfundoi në pranga. Gjatë kontrollit të policisë për arrestimin e tij, në një shtëpi në Fermo, ku banonin Arapaj dhe partnerja e tij, u gjet një pistoletë model Steyr 40, një karikator me 12 fishekë dhe një maska. Pajisjet që, me sa duket, synohej të përdorej për të konsumuar vrasjen e rivalit Elvis Demçe. Pajisje këto që synohej të përdoreshin në vrasjen e rivalit Elvis Demçe.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bogdani fjasko: 14/12/2022 13:43

    Po tani o turkoshak i vogel si ndihesh ???? Si puna jote kemi edhe ca islamike there terrorista qe u duket vetja mbret vetem se kane range rober dhe ca lek menjane. Por qe sjane gje tjeter vetem se taleban te deshtuar si nul moka me shoke.

    Përgjigju
  • Greku: 14/12/2022 13:16

    Shkoni te 2 ne ps o Jashqitje robsh si tha dhe Krieministri jone. Se nuk bashkepunonit dot ju! Rrini hani noi suxhuk Maroku tani. Plehra

    Përgjigju
  • Mll: 14/12/2022 09:42

    Ky me mbiemer demce turko-arnaut duhet te beje si i forte ne arabi jo ne itali se zakonisht turkoshaket ngelen llum komplet

    Përgjigju
    • Emigranti: 14/12/2022 11:58

      Ky me kete emer duhej te shprehej: Une jam Allahu.

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 26 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 26 gradë celsius, parashikimi i motit për sot