-
‘E liruan atë? Fantastike!’ doli në përgjime duke u gëzuar për lirimin e ‘Zotit të Drogës’ Elvis Demçe, jep dorëheqjen zëvendës ministri italian
Nga mesazhet që të dy shkëmbyen në Whatsapp pesë vjet më parë, dalin edhe fraza ku Paolo Signorelli gëzohet për lirimin e eksponentit të krimit në Romë, shqiptarit Elvis Demçe, i njohur si ‘Zot i Drogës’
7 Qershor, 20:11 -
Itali/ Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes, i zunë pritë poshtë shtëpisë
Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ‘zotit shqiptar’ të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë. Ai u qëllua teksa ecte në këmbë dhe dëshmitarët tregojnë se kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë
13 Maj, 22:32 -
Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: Mbreti gomorrës shqiptare në Romë
Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg në gjyqin për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur
29 Dhjetor 2023, 08:26 -
Zbardhet telefonata e fundit të bosit italian të drogës para se të vdiste: Kujdesu për fëmijën! Dyshohet se u vra me urdhër të Elvis Demçes nga burgu
Një telefonatë para se të vdiste ka nxjerrë në dritë të tjera detaje pas vdekjes së trafikantit italian të drogës, Francesco Vitale, i cili u gjet i pajetë në rrethana të dyshimta mëngjesin e 22 shkurtit.
20 Mars 2023, 14:48 -
‘Unë jam Zoti’, 120 vite burg në Romë për 2 bandat shqiptare! Pas hekurave krerët Elvis Demçe dhe ‘Ufo’, kishin vend në ‘tavolinën’ e mafies italiane
120 vite burg në total është vendimi i gjykatës së Romës për bandat e 2 shqiptarëve Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj. Demçe, i cili kishte siguruar vend të rëndësishëm në tavolinën e mafies italiane është dënuar me 18 vite burg, ndërsa Arapaj, i cili njihej ndryshe me nofkën “Ufo” do të qëndrojë 16 vite pas hekurave.
14 Dhjetor 2022, 07:45 -
Një psikiatër italian nën hetim, i shërbente mafias shqiptare! Ekspertizë false super mafiozit Elvis Demçe si skizofren për t’i qëndruar larg burgut
Një mjek psikiatër në Itali është nën hetim nga autoritetet italiane se i ka shërbyer mafias shqiptare. Përveç ekspertizës false si i sëmurë mendor ai ka vënë në dispozicion studion e tij për Demçen që ai të takohej me bashkëpunëtorët e tij.
3 Nëntor 2022, 13:42 -
Bota
‘Vriste për hobi’, arrestohet ‘Princi fisnik’ në Itali, pjesë e klanit të shqiptarit Elvis Demçe
Matteo Costacurta është vënë në pranga të policisë italiane për një tentativë vrasjeje. Emri i tij nuk është i njohur në botën e krimit në Shqipëri, mirëpo mësohet se ai ishte pjesë e grupit të shqiptarit Elvis Demçe, që e mbante veten si “Zot i drogës” në Itali. Costacurta ishte “masha” e Demçes, pra ai ishte vrasësi me pagesë që shqiptari punësoi për kryerjen e një ekzekutimi kriminal.
1 Gusht 2022, 17:20 -
‘S’e kap dot se ka 10 shtëpi’ Eskobari shqiptar në Itali porosit vrasjen e kundërshtarit: Pse kush është ai Sali Berisha?
Në përgjimet e publikuara nga mediat italiane, lidhur me bosët e drogës në Itali që kanë “pushtuar” Romën. Berisha nuk ka lidhje me grupit, por është përdorur si krahasim për mënyrën e sigurisë që lëvizte një person, kundërshtar i Elvis Demçes.
5 Maj 2022, 16:36 -
‘Unë jam Zoti’/ Drogë, egërsi, mbledhje e fajdeve, arsenal armësh! Kështu bota e krimit shqiptar ‘hëngri’ Romën, si siguroi vend në 'tavolinën' e mafias italiane
Përmes një artikulli me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, La Republica ka rikthyer sot historinë e bandave kriminale të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian. Autori i shkrimit Carlo Bonini evidenton grupin e shqiptarëve, drejtuesit e bandës Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe, të cilët sipas tij kanë siguruar vend të rëndësishëm në tavolinën e mafias italine.
5 Maj 2022, 12:39 -
Bosi shqiptar i drogës dhe adhurimi për Escobarin: Duhet të punojmë me trashëgimtarët e Pablos! Elvis Demçe synonte të ishte në 'aristokracinë e botës së krimit'
Kjo është bota që na vjen përtej Adriatikut e bosit shqiptar të drogës në Romë, bota e Elvis Demçes dhe bandës së tij. Mediat italiane edhe sot kanë publikuar të tjera përgjime, dhe siç del nga bisedat që kanë dalë nga serveri i koduar dhe që janë përmbledhur në një raport të hollësishëm të autoriteteve italiane, transmeton të gjithë fuqinë ndërkombëtare dhe synimet ekspansioniste të grupit të shkatërruar janarin e kaluar pasi transformoi rrugët e kryeqytetit në një ‘Far West’ për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës.
18 Prill 2022, 11:40 -
Përgjimet/Plani i bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe për të eliminuar 2 sipërmarrës të fuqishëm, një bazuka do të përdorej për t'i 'shembur' shtëpinë: Kur do i godasim këta të padenjë
Elvis Demçe donte të vriste sipërmarrësin Tonino Lucianin dhe partnerin e tij, të cilët kishin interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka.
17 Prill 2022, 16:32 -
‘Ua bëjmë kokën vrima-vrima’, plani i bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe ëndërronte të bëhej si Eskobari duke ekzekutuar policë dhe gjyqtarë: Po na bezdisin, t’ua hedhim trutë në erë
Kreu i një bande shqiptare shumë të rrezikshme në Romë, të shpërndarjes së drogës, Elvis Demçe, i arrestuar në janar të 2022, në Itali, planifikonte që të vriste disa policë, shefin e tyre dhe dy gjyqtarë, që për të ishin kthyer tashmë në një rrezik, pasi po hetonin aktivitetin e tij kriminal. Kjo u zbardh nga përgjimet e kryera nga Europol
16 Prill 2022, 09:55 -
Zbulohet biseda e bandës shqiptare në Itali dhe plani për të vrarë prokurorin që shkatërroi grupin kriminal
Një burrë në gjunjë, me një armë të "ngulur" në kokë nga një dorë plot tatuazhe është imazhi i egërsisë së mafias shqiptare në Itali, një foto e cila është nxjerr nga serveri i përdorur për komunikime sekretë nga banda e Elvis Demçes.
17 Shkurt 2022, 22:58 -
Shkatërrohen dy bandat shqiptare në Itali, 27 të arrestuar! Historia e narko-trafikut me prita, hakmarrje dhe vrasje mes grupeve të Ermal Arapajt dhe Elvis Demçes! Ekzekutuan edhe kapo-ultrasin e Lacios
Një grindje mes bandave rivale ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve italo-shqiptare në Romë, të cilat merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, grupet kriminale drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’ ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe ai i cili drejtonte grupin rival.
19 Janar 2022, 08:58