UNICEF: 359 fëmijë punojnë në
Lazarat, Veliaj: Reformim rrënjëso

UNICEF: 359 fëmijë punojnë në<br />Lazarat, Veliaj: Reformim rrënjëso
TIRANE- Me qindra fëmijë shqiptarë, kryesisht të komunitetit rom të zonës së Gjirokastrës, janë përfshirë në kultivimin e marijuanës në Lazarat, pasi kjo punë u sjell më shumë përfitime. Fakti tronditës është zbuluar nga studimi i UNICEF, i cili u publikua sot.
 
“Faza e dytë e numërimit dhe intervistave fillestare nxori në pah një aktivitet të ri dhe mjaft të rëndësishëm, në të cilin përfshihen fëmijët në situatë rruge. Fëmijët u gjetën duke punuar në fshatin Lazarat pranë qytetit të Gjirokastrës në kultivimin e marijuanës, duke raportuar se përfitimet financiare janë më të larta krahasuar me aktivitetet e tjera të fëmijëve në situatë rruge. Gjatë Fazës II, 359 fëmijë u identifikuan se punonin në Lazarat për kultivimin e marijuanës”, thuhet në raport.
 
Gjatë prezantimit të këtij raporti, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, u shpreh se shërbimet sociale që ofrojnë përkujdesje për fëmijët në nevojë do të reformohen krejtësisht, duke krijuar një skemë të re financimi. Veliaj, ka përfituar nga rasti për t’u bërë apel qytetarëve që “të u mos japin lëmoshë” fëmijëve në situatë rruge.
 
Veliaj nuk i ka kursyer kritikat, për bashkinë e Tiranës, që sipas tij nuk kanë marrë përgjegjësitë që i takojnë për të luftuar këtë fenomen.
 
Studimi i kryer në periudhën Maj 2013 - Shkurt 2014, jep një panoramë të plotë të fëmijëve në situatë rruge. Ndërkohë që qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash që mbështesin këto familje me të ardhura financiare shtesë nëse i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe i vaksinojnë rregullisht.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim