Unicef-i: 700 000 fëmijë në rrezik prej mungesës së ujit

/ATSH-AFP/ - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (Unicef) kërkoi sot që infrastrukturat e ujit në lindje të Ukrainës të riparohen menjëherë për të evituar vendosjen në rrezik të jetës së 700 000 fëmijëve këtë vit.
"Rreth 700 000 fëmijë janë në rrezik pasi shumë banorë rrezikojnë të kalojnë dimrin pa uji të rrjedhshëm as ngrohje për shkak të luftimeve që kanë dëmtuar infrastrukturat", deklaroi William Fellows, shefi i seksionit Sanitar dhe Ujit në zyrën e Unicef në Ukrainë.
"Unicef-i kërkon gjithashtu që të ketë një akses humanitar në zonat që nuk kontrollohen nga qeveria në lindje të Ukrainës për të hequr municionet që nuk kanë shpërthyer dhe për të riparuar urgjentisht infrastrukturat për të garantuar funksionimin e furnizimit me uji, të sistemit të ujërave të zeza dhe të ngrohjes", njoftoi agjencia onuziane në një komunikatë.
Më 18 shtator, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishte njoftuar se për shkak të luftimeve, kanalizimet e dëmtuara të ujit dhe të gazit nuk ishin riparuar dot të gjitha.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës