UNICEF: Mijëra fëmijë rrezikojnë
jetën duke kaluar Mesdheun

UNICEF: Mijëra fëmijë rrezikojnë<br />jetën duke kaluar Mesdheun
Agjencia për Fëmijët e Organizatës së Kombeve ë Bashkuara, UNICEF, ka deklaruar se mijëra fëmijë rrezikojnë jetën në udhëtimin e tyre nga Libia drejt Italisë, ku u duhet të kalojnë detin Mesdhe.

Gjithashtu UNICEF ka bërë të ditur se rreth 26 mijë fëmijë kanë kaluar Mesdheun gjatë vitit të kaluar, ku shumica e tyre ishin të pashoqëruar nga prindërit ose kujdestarë.

Ndërkohë me publikimin e një raporti të ri i cili është titulluar nga agjencia,  “Një udhëtim vdekjeprurës për fëmijët”, është zbuluar se shumica e fëmijëve që ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm, shpesh herë janë viktima të dhunës dhe abuzimeve seksuale nga ana e kontrabanduesve.

Sipas UNICEF denoncimet për këto raste janë shumë të rralla, pasi mes viktimave të këtyre abuzimi ekziston një frikë e madhe e mund të arrestohen  dhe të dëbohen nga Italia.

Nga ana tjetër, agjencia është shprehur se fëmijët vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit dhe kujdesit mjekësor në qendrat e paraburgimit në Libi, e cila është edhe vendi i nisjes së tyre drejt brigjeve italiane.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike