Union Bank Albania dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bashkuan sipërmarrësit e rinj, NVM-të, aktorët e ekosistemit të inovacionit, dhomаt e tregtisë dhe partnerë të ndryshëm  në eventin: “Finance Your Future Digitally ",  pranë Piramidës në Tiranë.

Në një kohë kur NVM-të shqiptare po përshpejtojnë konkurrueshmërinë dhe transformimin e tyre digjital, si dhe po forcojnë rolin e tyre brenda zinxhirëve të vlerës rajonale dhe europiane, gjate eventit u vu re nevoja për përfshirje më të fortë financiare, mbështetje të inovacionit dhe nevoja per investime digjiitale për bizneset e drejtuara nga të rinjtë dhe bizneset me synim rritjen.

Si një ndër bankat me fokus tek NVM-të në Shqipëri, Union Bank rikonfirmoi angazhimin e saj strategjik për t'u bërë mbështetës kryesor i sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të biznesit digjiital në vend.  Nëpërmjet partneritetit me BERZH-in dhe zbatimit të programeve "Youth in Business" dhe "Go Digital in the Western Balkans", Union Bank po mbështet aktivisht NVM-të me zgjidhje të integruara financiare dhe jo-financiare, të dizajnuara për të forcuar konkurrueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme.

Në fjalën e saj hapëse, znj. Flutura Veipi, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, deklaroi:

"E ardhmja e ekonomisë shqiptare varet nga NVM-të inovative, të qëndrueshme dhe investime të rëndësishme në digjitalizim. Union Bank është e angazhuar të jetë më shumë se një institucion financiar,  ne synojmë të jemi një partner afatgjatë i rritjes për sipërmarrësit dhe drejtuesit e rinj të biznesit. Nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me BERZH-in, ne po zgjerojmë aksesin në financim, po përshpejtojmë transformimin digjital dhe po ndihmojmë bizneset të bëhen më të forta, më konkurruese dhe të qëndrueshme për të ardhmen".

Znj. Anjeza Hobdari: Drejtoreshë e Asociuar, Bankiere Senior për Institucionet Financiare në Shqipëri, shtoi:

"Mbështetja e NVM-ve dhe sipërmarrësve të rinj është thelbësore për ndërtimin e një ekonomie dinamike dhe konkurruese. Së bashku me Union Bank, ne po ofrojmë një model të integruar që kombinon financimin, mbështetjen me projekte konsulence , digjitalizimin dhe inovacionin duke i ndihmuar bizneset shqiptare të arrijnë potencialin e tyre të plotë".

Eventi prezantoi mundësitë e disponueshme nëpërmjet programeve të BERZH "Youth in Business" dhe "Go Digital in the Western Balkans", duke përfshirë financimin e dedikuar, mbështetjen me projekte konsulence, mbështetjen për transformimin digjital, mentorimin, trajnimet dhe ndërtimin e kapaciteteve të orientuara nga inovacioni.

Diskutimet në panel dhe sesionet me ekspertë u fokusuan në transformimin digjital, inteligjencën artificiale, marketingun digjital, automatizimin dhe sfidat me të cilat përballen NVM-të për t'u bërë biznese më të financueshme në një ekonomi gjithnjë e më digjitale.

Eventi gjithashtu mbështeti dialogun dhe bashkëpunimin midis NVM-ve dhe ekspertëve të teknologjisë, duke kontribuar në krijimin e një ekosistemi sipërmarrës më të fortë dhe më të ndërlidhur në Shqipëri.

Rreth programit të BERZH "Youth in Business"

Programi "Youth in Business" i BERZH mbështet bizneset e menaxhuara ose të zotëruara nga sipërmarrës nën moshën 35 vjeç, nëpërmjet financimit, mbështetjes me projekte konsulence, networkut dhe zhvillimit të aftësive të biznesit. Programi mbështetet nga Bashkimi Europian, Suedia (nëpërmjet Sida), Italia (nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Iniciativës Europiane Qendrore (CEI)) dhe Luksemburgu (nëpërmjet Fondit të BERZH për Impaktin e Bizneseve të Vogla).

Rreth programit të BERZH “Go Digital in the Western Balkans”

Programi "Go Digital in the Western Balkans" i BERZH mbështet NVM-të në adoptimin e teknologjive dixhitale, automatizimit dhe inovacionit, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë, nëpërmjet mbështetjes së integruar financiare, granteve dhe mbështetjes teknike falas për NVM-të. Programi është bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.