“Vonesa të theksuara të pagave të gazetarëve. Në 70 përqind të rasteve janë vonesa 2-6 muaj. Por edhe zbulimi i skandalit të mospagimit të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore nga pronarët e televizioneve", ka thënë Çipa para gazetarëve.
Unioni apelon për këtë gjendje kritike dhe kërkon që çdo gazetar të investigojë mbi këtë çështje. Në 5 muaj e fundit janë 48 gazetarë, që kanë hapur çështje gjyqësore.
"Druajmë se kjo gjendje mund të jetë mjaft kritike. Paralajmërimet janë për përshkallëzim të situatës. Ne do propozojmë memorandum dhe po administrojmë të gjitha ankesat e gazetarëve", theksoi Çipa.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)