Unioni i Gazetarëve dhe INFOCIP
"Dënojmë dhunën ndaj A1 Report"

Unioni i Gazetarëve dhe INFOCIP<br />"Dënojmë dhunën ndaj A1 Report"
TIRANE - Qendra për Çshtjen e Informimit Publik (INFOCIP) dhe Unioni i Gazetarëve kanë dënuar dhunën e ushtruar ditën e djeshme ndaj grupit të televizionit A1 Report nga kriminelët e Lazaratit.

Përmes njoftimeve për shtyp shprehet solidariteti ndaj grupit të televizionit A1 Report dhe gazetarit Gerti Xhaja, ndërsa dënojnë rëndë dhunën e ushtruar nga kriminelët e Lazaratit.

INFOCIP dhe Unioni i Gazetarëve duke e konsideruar aktin ndaj A1 Report si një shkelje e rëndë e lirisë së medias dhe shoqërisë civile, kanë bërë thirrje që autorët e dhunës së ushtruar të dalin para ligjit dhe të dënohen për aktin në fjalë.

Ditën e djeshme, grupi i xhirimit të televizionit A1 Report dhe gazetari Gerti Xhaja ishin pre e një sulmi të një grupi kriminelësh ku u mbajtën peng për rreth 15 minutash ndërsa u qëllua me breshëri automatiku dhe u dogj makina e televizionit A1 Report. 

INFOCIP: Dhuna ndaj A1 Report më e rëndë se mbjellja e kanabisit, autorët para drejtësisë
Dhuna ndaj gazetarit Gerti Xhaja kembane alarmi per gjithe shoqerine. Autoret te kapen dhe te nxirren para drejtesise

Qendra per Çeshtje të Informimit Publik, INFOCIP, dënon me ashpersinë më të madhe dhunën kriminale të shfaqur ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe 3 pjestarëve të tjerë të grupit të xhirimit të dërguar në Lazarat nga televizionit A1 REPORT.  

Përdorimi i armëve të zjarrit për të intimiduar median të bëjë detyrën për informimin e publikut është akti më i dënueshëm. Kush ushtron dhumë mbi gazetarin, ka ushtruar dhunë mbi gjithë shoqërinë. Autorët e këtij akti thëllësisht kriminal duhet të nxirren urgjentisht para drejtësisë për të marrë dënimin më të ashpër.

Kërcënimi i jetës së gazetarit Gerti Xhaja dhe kolegëve të tij është një vepër penale shumë më e rëndë sa sa kultivimi dhe trafikimi i kanabisit për të cilin policia ka mësyrë në Lazarat. Nëse trafikantët dhe kriminelët nuk hezitojnë të marrin jetën e gazetarët, apo policive, atëherë jeta e cdo qytetari shqiptar është sot në rrezik.

INFOCIP i bën thirrje të gjitha institucioneve vendase, organizatave ndërkombëtare dhe cilitdo faktor tjetër institucional të dënojnë pa rezerva dhe publikisht dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe tre pjesëtarëve të tjerë të grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT.

Sot është dita kur të gjithë, pa dallime dhe pa mëdyshje të rreshtohen në mbrotje të jetës dhe të dinjitetit të gazetarve që me kurajo informojnë publikun mbi përmasën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në Shqipëri.


Unioni i Gazetarëve: Dënojmë ashpër dhunën, të garantohet liria e medias
Unioni i Gazetareve Shqiptare denon ashper sulmin dhe dhunen e ushtruar ne Lazarat mbi gazetarin Gerti Xhaja si dhe shkaterrimin e mjeteve te punes te gazetareve dhe stafit raportues te A1 Report

Tirane me 16/06/2014

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte informuar per sulmin e kryer sot ne Lazarat, mbi stafin e raportimit te TV A1 Report, dhe mbi reporterin Gerti Xhaja. Reporteri Xhaja dhe stafi shoqerues te gjendur nen sjelljen e dhunshme te personave, kane rrezikuar seriozisht ne emer te detyres, nderkohe qe jo larg vendit te dhunes se ushtruar ka pasur forca policie. Automjeti me te cilin gazetari Xhaja udhetonte eshte shkaterruar, nderkohe qe mbi gazetarin dhe stafin e tij eshte ushtruar dhune fizike, deri ne gjakosje. Nga kjo sjellje e dhunshme eshte rrezikuar seriozisht integriteti fizik i gazetarit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune dhe kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te personave dhe protagonisteve te kesaj ngjarjeje. UGSH kerkon nga autoritetet ligjore ne vend te shumefishojne gjithe preokupimin e tyre per te garantuar jeten dhe lirine e gazetareve per raportim nga mjedise dhe ngjarje, ne vecanti, ne vende ku kriminaliteti sfidon hapur ligjin dhe shtetin. 
Unioni i Gazetareve Shqiptare inkurajon koleget per mosterheqje nga detyra dhe apelon per rritje te kujdesit dhe te kurajos per te pasqyruar ne cdo kohe dhe kurdo te vertetat, aq me teper ato qe lidhen me boten dhe veprimtarine e krimit.

Organizata jone shpreh mbeshtetjen per te gjithe gazetaret qe raportojne nga situata dhe terreni i veshtire ne zonen e Gjirokastres. UGSH shpreh fuqimisht inkurajimin si dhe solidaritetin e plote me kogelun Gerti Xhaja, duke e vleresuar per punen dhe kurajon e tij profesionale.
Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson se siguria per ushtrim te lire te veprimtarise se reportereve dhe mediave ne Lazarat mbetet kritike. 

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari