Unioni i Gazetarëve: Po
kthehet censura

TIRANE - Kreu i Unionit të gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe sensibilitetit të filluar nga Shqiptarja.com për çështjen e kasetave të montuara në selitë e partive që marrin pjesë në zgjedhje, dha sot këtë deklaratë për shtyp:

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron një fyerje të rëndë, ripërsëritjen e praktikës të imponimit të kasetave partiake për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në vend. Miratimi i kësaj praktike përmes një shkrese të Bordit të Monitorimit të Mediave është ripërsëritje e një gabimi të rëndë, i cili fyen gjithë editorin profesionist shqiptar. Kjo praktikë deformon në thelbin e saj lirinë dhe pavarësinë e pasqyrimit të realitetit zgjedhor dhe të fushatës të rëndësishme elektorale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptare nëpërmjet kësaj deklarate ju bën thirrje kolegëve që drejtojnë strukturat e redaksive të informacionit pranë mediave audiovizive shqiptare ta shpërfillin këtë vendim dhe të refuzojnë në mënyrë kategorike kasetat dhe DVD që servirin redaksitë e instaluara në selitë partiake për fushatën. Këtë thirrje e bëjmë në emër të nevojës jetike që ka një shoqëri e lirë për kultin e raportimit nga terreni dhe vetëm prej gazetarëve kasetat që vijnë nga redaksitë e parrtive janë mostrat e censurës që gazetarisë profesioniste i propozohen dhe i serviren nga institucionet që prej kohësh kanë vdekur demokracinë e brendshme. Unioni i Gazetarëve fton gjithë editorët të nënshkruajnë peticionin që do të bëhet i njohur nesër nga Unioni dhe paralajmëron një protestë para dy selive të partive kryesore në vend PD e PS dhe para komisionit qendror të zgjedhjeve. “

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve