Në prani të gazetarëve, profesorë të ekonomikut, kolegë, biznesmenëve si dhe kryetarit të Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, ceremonia u mbajt dje në mjediset e Hotel Tirana International. Nga media vizive u vlerësuan gazetaret: Aurora Sulçe, Rajmonda Lajthia e Blerina Zylyftari. “Ekonomia është e para” ishte vlerësimi i dhënë nga kreu i Unionit të Gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa, i cili tha se mes biznesit dhe medias, duhet të ekzistojnë një lidhje e përhershme. “Ne jemi në tregun mediatik dhe kërkojmë në çdo lloj mënyre të ndihmojmë të dy palët. Biznesi përballet me shumë probleme, biznesi përballet me shumë sfida, e po kështu, në të njëjtën situatë gjendet edhe media.
Ne sot, në tregun mediatik shqiptar kemi ende gazetarë që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, që nuk marrin rrogat dot prej muajsh, por kemi probleme të mëdha, për tu organizuar brenda vetes. Nisma e sotme, synon që të koordinojmë veprimet, Media e shkruar, vlerësim Genc Kondi, Shqiptarja.com Unioni i Gazetarëve dhe dhoma e Tregtisë çmime për reporterët Media dhe biznesi: Si duhet mposhtur frika edhe me Dhomën e tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, për të pasur një impakt të dykahshëm. Ky takim i parë, duhet të jetë një promotor i ndyrshimeve të përbashkëta”, tha kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa gjatë momentit të hapjes së forumit.
Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, u ndal te hapësirat që media shqiptare i jep biznesit. “Duhet të ketë më shumë vëmendje për biznesin. Nuk duhet ta shohim thjesht për vënie gjobash, duhet ta shohim si motorrin e zhvillimit të vendit tonë. Në faqet e gazetave dhe në mediat vizive, duhet të ketë më shumë përqëndrim në hallet e biznesit, në mënyrë që të gjitha palët, të kenë një zë dhe një vend ku të mbështeten” tha kreu i Dhomës së Tregtisë i cili falenderoi edhe Unionin e gazetarëve shqiptarë për ndërmarrjen e kësaj nisme. Anila Basha, drejtoresha e shqiptarja.com, u përqëndrua më shumë në rolin e madh që duhet të ketë biznesi në media.
“Më kryesorja nga të gjitha, dhe këtë ia kërkoj edhe zotit Jaka, është të vrasim frikën: të vrasim frikën që të fl asim. Nuk duam të shohin biznese që kërkojnë të reklamojnë pranë mediave tona dhe kanë frikë t’u dalin reklamat, vetëm sepse nesër një taborr zyrtarësh të tatimeve do të shkojnë për penalizim në këto biznese. E po ashtu, ne mediat duhet të bëhemi të përgjegjshme, për të mos e parë biznesin vetëm si një “lopë që duhet ta mjelim”, por të marrim praktikën dhe eksperiencën më të mirë të bashkëpunimit.
Duke bashkëudhëtuar duke vrarë frikën, kemi mundësi të jemi një “armë” e fuqishme edhe në dorë të publikut” theksoi Basha. Profesori i ekonomikut, Anastas Angjeli, i cili po ashtu u vlerësua nga Unioni për kontributin e tij në media dhe si mik i saj, vlerësoi disa aspekte të rëndësishme të ecjes së medias e biznesit, ashtu sikurse theksoi domosdoshmërinë e dhënies së mendimeve më të kualifi kuara në shtyp sa i përket problemeve ekonomike. Ndërsa Andrea Stefani, e vuri theksin tek sistemi, më shumë sesa tek raportet mes medias dhe ekonomisë, duke mos u pajtuar me postulatin “e para është ekonomia”, por “I pari është sistemi”.
Redaksia online
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 16 mars 2013
(ar.sh/shqiptarja.com)