Unioni i Gazetarëve mbron Stefanin
"Stop sharjeve alla Cim Peka"
Unioni i Gazetarëve ka dalë në mbrojtje të gazetarit Andrea Stefani duke iu referuar debatit të fortë që pati gjatë një emisioni live dhe sharjeve që mori nga kolegu Çim Peka. Përmes një deklarate për mediat, Unioni i gazetarëve shpreh protestë ndaj fyerjeve dhe vulgarizimit të debatit vetëm pse kolegu ndan pikëpamje të ndryshme.
TIRANE - Unioni i Gazetarëve ka dalë në mbrojtje të gazetarit Andrea Stefani duke iu referuar debatit të fortë që pati gjatë një emisioni live dhe sharjeve që mori nga kolegu Çim Peka. Përmes një deklarate për mediat, Unioni i gazetarëve shpreh protestë ndaj fyerjeve dhe vulgarizimit të debatit vetëm pse kolegu ndan pikëpamje të ndryshme.
Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve ShqiptarëNdal dhunës verbale dhe përdhosjes së etikës në debatet televizive !
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me shqetësim të madh po vëren se në realitetin e përditshëm të komunikimit dhe debatit publik, po shpeshtohen rastet e fyerjeve, denigrimeve dhe cenimit të integritetit dhe dinjitetit të kolegëve. Në debatet e disa prej kanaleve televizive raste të tilla po bëhen më të shpeshta dhe priren drejt një agresiviteti pa etikë dhe që cenojnë rëndë dinjitetin dhe pozicionin profesional. Rasti i fundit ngjau në emisionin “Opinion” ku gazetari Çim Peka fyeu gazetarin- analist Andrea Stefani me një zhargon që jo vetëm shkel etikën e komunikimit dhe Kodin Etik, por që e degradon përballjen dhe dialogimin publik mes kolegësh në shëmbëlltyrë të sjelljes dhe polemikës konfliktuale që gjeneron politika dhe protagonistët e saj, shpesh në skenën politike të vendit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjellje të tilla dhe apelon që kolegët dhe analistët të ikin nga kurthe të tilla që në fakt janë shprehje jo e forcës, por e dobësisë për të mbështetur pikëpamjen me argumente dhe logjikë. Për gazetarin profesionist mbetet devizë e pakapërcyeshme thënia e Volterit:E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës që ti ke, për ta shprehur atë.
Të fyesh një koleg për pikëpamjen e kundërt që ka dhe që nuk të pëlqen, është braktisje dhe ikje nga liria, toleranca dhe pluralizmi i pikëpamjeve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk mund të dakordësohet dhe proteston ndaj qëndrimeve të tilla të cilat minojnë lirinë e shprehjes, vulgarizojnë debatin dhe polemikën mes profesionistëve dhe vlejnë vetëm si shërbestari e verbër ndaj palëve dhe protagonistëve partiakë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën thirrje kolegëve dhe moderatorëve të debateve televizive që në emisionet e tyre, të kontribuojnë dhe lozin rolin e duhur për ruajtjen dhe respektimin e standardeve etike dhe garantimin e dinjitetit në komunikimin publik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17