Lufta në Ukrainë i ka sjellë vdekjen 23 gazetarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU), Sergiy Tomilenko. Tomilenko i cili thotë se rusët i përgjojnë dhe më pas i zënë robër gazetarët ukrainas.
Ky ishte rasti i gazetarit Oleg Baturin, i cili u mbajt rob për tetë ditë pa asnjë kontakt me familjen e tij dhe pa akses në ilaçet e tij.
Rusët kontrollojnë shtëpitë e tyre,i marrin laptopët dhe telefonat.
Kur ata nuk i gjejnë në shtëpi, ndodh të arrestojnë dhe familjarët e tyre . Ky ishte rasti i gazetarit Konstantin Ryzhenkonel, kur rusët kontrolluan banesën e tij dhe nuk e gjetën, ata arrestuan vëllain e tij të vogël.
Shumica e gazetarëve nuk jetojnë në shtëpitë e tyre, pasi fshihen në shtëpitë e të njohurve të tyre, pasi ka qindra gazetarë ukrainas në territoret e okupuara.
Lajmi kryesor:
Johnson nënshkruan pakt ushtarak me Finlandën e Suedinë për mbrojtje në rast sulmi! Bombardohet fabrika e çelikut! Lavrov: Operacioni special i forcave ruse i jep fund dominimit të SHBA në botë









