Unioni Turistik kërkesë 'Shëndetësisë' për lirimin e masave anti-COVID: Po pengojnë mbarëvajtjen e sezonit! Turistët vijën për t'u argëtuar, jo për të ndenjur në dhomë

Unioni Turistik kërkesë 'Shëndetësisë' për lirimin e masave anti-COVID: Po pengojnë mbarëvajtjen e sezonit! Turistët vijën për t'u argëtuar, jo për të ndenjur në dhomë

Foto ilustruese

Unioni Turistik i ka dërguar sot një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për të parë mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të masave anti-COVID. Sipas tyre, masat anti-COVID, duke përmendur orën policore dhe moslejimin e muzikës pas orës 22:00, po pengon mbarëvajtjen e sezonit turistik. Unioni Turistik kërkon rishikim të rregullave, në mënyrë që, sipas tyre, të ndihmohen bizneset dhe t'u krijohet mundësia për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushime.

"Jemi te mendimit se ne kushtet aktuale duhet rishikuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht t'u krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre,pasi kjo do shtonte kërkesën dhe do bënte të mundur rritjen e numrit te turisteve që do vijnë në Shqipëri, gjë e cila do kontribuonte në rritjen e të ardhurave për ekonominë tonë. Siç jeni në dijeni, shumë vende Europiane, përfshire edhe fqinjët tanë, me qëllim që të mos shkaktojnë barriera gjate sezonit turistik, kane hequr orën policore, lejojnë organizimin e eventeve në ambiente të hapura, tarraca,veranda, oborre deri në maksimum 100 persona, por jo me shume se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës, lejojnë muzikën gjate organizimit të eventeve, ne pajtim me protokollin adekuat dhe brenda nivelit te zhurmave, duke garantuar komoditet p€r çdo pushues vendas dhe te huaj", thuhet në kërkesë.

Unioni Turistik shprehet se kanë marrë shumë ankesa nga turistët për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00, duke theksuar se ata vijnë në Shqipëri për t'u argëtuar dhe jo për të ndenjur në dhomë, ndërsa sugjerojnë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00.

"Për shkak te moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marre shumë ankesa nga turistët të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kane ardhur për t'u mbyllur në dhomë, po për të pushuar dhe për t'u argëtuar,me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22 nuk mjafton duke pasur parasysh faktin që gjatë periudhë së verës kjo orë është koha që errësohet dhe gjatë ditës njerëzit janë në pune dhe darkat ngelen më të frekuentuara nga qytetaret", thuhet mes të tjerash në kërkesën drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

(Kliko këtu per te parë kerkesën per heqjen e masave kufizuese)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/06/2021 02:46

    Po juve ju erdhi turisti shqiptaro-amerikan dhe sot e plagosen ne Sarande ! Te vjen apo te qendron turisti kur kercet koburja si ne Far-West,per nje /pse me shikon?/;per nje/me shau nga familja/;per nje/me xhirronte gomat perpara/;apo si ai rasti i para ca diteve qe e vrau tjetrin per nje /gervishtje makine/ 5 vjet te shkuara?? Ju me pare vini rregull me armet,pastaj me virusin.

    Përgjigju
  • Best: 20/06/2021 15:58

    Nuk falimenton ekonomia pa muzike idiote qe shurdhon dynjane. Le ra degjojne nuk kufje

    Përgjigju
  • Zen: 20/06/2021 11:20

    Po ata qe nuk duan muzike tallava si do ia bejne. Apo ata skane Union leshi qe te ankohen. Vazhdoni merrni ruse dhe britanike pa test dhe per dy jave do e mbyllni sezonin sic e hapet.

    Përgjigju
    • Lala: 20/06/2021 15:41

      Po mo plak se ju e mbani ekonomin we shisni 1 vez te skuqur 5 mij lek

    • Zani: 20/06/2021 12:08

      Po or Zan, do falimentojme ekonomin qe te flesh ti gjume rehat

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit