United Airlines pezullon punëtorët që nuk vaksinohen për arsye fetare

United Airlines pezullon punëtorët që nuk vaksinohen për arsye fetare

United Airlines, linja ajrore amerikane u komunikoi punonjësve se ata do të vendosen në pezullim pa pagesë nëse refuzojnë të marrin vaksinën COVID për arsye fetare.

Edhe pse United është duke dhënë strehim për punonjësit që kanë një arsye të vlefshme mjekësore ose fetare për të mos u vaksinuar, linja ajrore zbuloi këtë javë se do të ketë kosto për ata që përdorin besimin e tyre fetar si arsye për të mos u vaksinuar.

"Duke pasur parasysh fokusin tonë në sigurinë dhe rritjen e madhe të infeksioneve Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet, të gjithë punonjësit, kërkesa e të cilëve miratohet do të vendosen në pezullim të përkohshëm, të papaguar duke filluar nga 2 tetori. Masat specifike të sigurisë për punonjësit e pa vaksinuar janë vendosur", thuhet në memorandumin e United për punonjësit. "Duke pasur parasysh statistikat e tmerrshme ... ne nuk mund t'i lejojmë njerëzit e pa vaksinuar."

"Ne po punojmë shumë për të siguruar sigurinë e punonjësve dhe klientëve tanë, dhe kujdesemi të akomodojmë punonjësit që realisht kanë arsye fetar kundër vaksinimit," thuhej në deklaratën e linjës ajrore.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja