Manchester United nuk di të fitojë këtë edicion, pavarësisht shpenzimeve marramendëse që ka realizuar në merkato duke afruar emra të mëdhenj si Di Maria apo edhe Falcao. Humbja e radhës për djemtë e Van Gal ishte përballë Leicester jashtë fushë me rezultatin 5-3 duke shfaqur mungesë ekuilibri.
United e nisi mirë duke krijuar avantazhin 0-2 me golat e Van Persit dhe Di Marias me një super gjuajtje, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën në pjesën e parë, por përsëri ‘Djajtë e kuq’ shënojnë në fillimin e të dytës duke dhënë idenë se gjithçka mbaroi.
Megjithatë Leicester nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi shënoi plot 4 herë duke kthyer rezultatin në 5-3 dhe shokur miqtë që festuan para kohe. Ndeshja tjetër në Premier League mes Manchester United dheChelesa-s përfundoi në barazim 1-1. Andre Schuerrle kaloi blutë në avantazh në të 77’ ndërsa Chelesa u ndëshkua në të 85’ nga ish-lojtari Frank Lampard.
Seria A
Destro dhe Florenzi janë autorët e fitores së Romës përballë Kaljarit duke iu përgjigjur Juventusit në distancë që mundi Milanin 0-1. Ndërsa Napoli nuk po gjen qetësi, pasi mori një tjetër humbje përballë Udineses jashtë fushë duke lëkundur më shumë se kurrë pankinën e Benitez. Golin për Udinesen e shënoi Danilo, ndërkohë që Fiorentina fitoi me Atalantën 0-1.
La Liga
Fitorja e Realit me rezultatin 2-8 ndaj Deportivos të shtunën është pasur me të tjera surpriza të dielën, teksa edhe Almeria ka mundur Sociadadin në shtëpi 1-2. Theksojmë që Sociedad para pak javësh zbriti Realin e Madridit me këmbë në tokë duke e mundur 4-2 me përmbysje. Villarel fitoi 4-2 me Vallecano, ndërsa Cordoba nuk i bëri ballë Sevillas duke u mposhtur 1-3.
Bundesliga
Në Gjermani pas humbjes së Dortmundit dhe barazimit të Bayern Mynih vjen radha e Leverkusenit për të surprizuar, pasi u mposht nga Volfsburgu me rezultatin e thellë 4-1. Leverkusen shikoj si ekipi favorit që do të dominonte ndeshjen, por vendasit janë treguar më superiorë duke fituar me meritë. Në ndeshjen tjetër të javës që u zhvillua të dielën Cologne barazoi pa gola me Borussia Monchengladbach.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com