Plarenc Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i ftuar në studio në A1 Report tha se mbyllja e univeristeteve është vetëm fillimi i reformës në arsim. Ai tha se situata në arsimin e lartë është shumë e rëndë dhe se për këtë do të nxirren edhe përgjegjësitë.
 
“Nuk do ndalet me kaq, do e çojmë deri në fund reformën e arsimit. Do informojmë dhe institucionet e tjera, si tatimet apo dhe prokurorine për ti ndjekur dhe penalisht”, ka thënë Ndreca. I pyetur për studentët që preken nga kjo refomë, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit tha se do kenë mbështetjen e plotë e ministrisë.
 
“Ne kemi një plan konkret, do ngrihet një grup pune për të rregulluar të gjitha problematikat.  Do të bëjmë dallimin e qartë. Studentët që kanë marrë diploma false nuk do bëhen pjesë e sistemit, ata do kenë përgjegjësi ligjore ashtu si institucioni që i ka dhënë. Ata studentë që vijojnë studimet, do vijojnë studimet në institucione të tjera. Sa për testimin kjo do bëhet nga grupi i punës. Zgjidhjet teknike do jenë në një moment të dytë, por në ministri ekziston vullneti për t’a bërë këtë reformë”, deklroi Ndreca.
 
 
Ndërkohë për universitetet që janë pezulluar ai tha se ato duhet të marrin masa për të përmbushur  deyrat që i ka lënë ministria dhe më pas do ti nënshtrohen edhe një monitorimi cilëse.  Gjithashtu ai tha se nuk ka një vendim politik apo për interesa klienteliste për mbylljen e universiteteve, thjesht është bërë një analizë e plotë dhe janë evidentuar ato shkelje që janë bërë të ditura.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)