Universitet,30-31 gusht rihapen
aplikimet, MAS: Fituesit në 5 shtato

Universitet,30-31 gusht rihapen<br />aplikimet, MAS: Fituesit në 5 shtato
Nga nesër të gjithë kandidatët që nuk janë regjistruar në Universitet, kanë mundësi të aplikojnë. Ministria e Arsimit ka vendosur të rihapë regjistrimet.
Data 30 dhe 31 gusht, do të jetë afati i fundit për ata maturantë që nuk kanë aplikuar deri më tani.

Kushti për t’u regjistruar është që të jetë marrë notë kaluese në të gjitha provimet e maturës shtetërore. Aplikimin mund të bëjnë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016.
 
 Gjithashtu aplikojnë edhe ata të rinj që kanë mbarur studimet jashtë shtetit dhe që u janë njehsuar diplomat nga Ministria e Arsimit. Por MAS thekson se aplikimet që do të bëhen në datën 30 dhe 31 gusht, nuk do të jenë për garën e raundit të parë në Universitete.
 
 Kandidatët që aplikojnë tani, do të kenë mundësi të shpallen fitues në raundin e dytë. Regjistrimi i secilit kandidat do të bëhet në shkollat ku kanë përfunduar arsimin e mesëm.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka konfirmuar sot se fituesit në universitetet do të shpallen në datën 5 shtator. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga një sistem elektronik, ku janë hedhur kriteret që kanë shpallur universitet, kuotat dhe notat e secilit kandidatë.
 
 Burime nga MAS sqarojnë se lista e fituesve do të jetë gati në datën 4 shtator, por ajo do të kontrollohet edhe nga specialistë, për të konfirmuar se nuk ka gabime. Menjëherë pas publikimit të listës do të nisë edhe regjistrimi në Universitet.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës