TIRANE- Brenda datës 20 tetor të gjithë studentët që kanë ndjekur Universitetet që u është hequr licenca do të regjistrohen në një tjetër institucion. Për këtë është vetë student që do të duhet të paraqesë kërkesë, ndërsa dosja do të kalojë në një sërë filtrash para se të miratohet dhe të aprovohet për të vijuar studimet.
Ndërkohë për ti dhënë mundësinë dhe atyre studentëve që nuk i kanë marrë të gjitha provimet, brenda datës 13 gusht, do të bëhen të ditura datat e provimeve të vjeshtës, por këtë herë nën monitorimin e ministrisë së Arsimit. Vetë universitetet e mbyllura do të kenë afat deri në datën 1 shtator që t’u japin studentëve dosjet e plota dhe pa asnjë pagesë. Për të siguruar këtë zëvendësministri Mazniku, ka zbritur në terren duke monitoruar dhe sjelljen e deputetëve. Ndërsa thekson se nëse universitetet kërkojnë para në këmbim të dosjeve, studentët mund të ankohen pranë ministrisë së Arsimit.
/Shqiptarja.com