TIRANE- Institucionet e Arsimit të Lartë do të nisin llogaritjen e kuotave të lira për studentët e universitetet që do të mbyllen. Brenda muajit shtator, drejtuesit e universiteteve publike do të kenë në dorë dhe sistemin e pikëve të cilat do të rregullojnë renditjen e studentëve.

Sigurisht mesatarja e notave të studentëve, si ato të maturës por dhe ato të fituara gjatë studimeve në Universitetet ku ishin duke ndjekur do të jenë vendimtare në pikët e fituara.