TIRANE - Universitete publike do të pranojnë 20 mijë e 211 studentë për vitin akademik 2015-2016. Këshilli i Ministrave ka miratuar kuotat e pranimeve, ku do të jenë 485 studentët më shumë në krahasim se një vit më parë.
“Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2015 - 2016, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, janë 20 211 të ndara. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, për programet e studimeve jo universitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë 19 651”, - thuhet në vendimin e qeverisë.
/Shqiptarja.com

Vendimi, 20 mijë studentë do të pranohen në vitin shkollor 2015/16