Universitetet, këtë vit 31 mijë fitues
kuotat e plota për 336 degë

Universitetet, këtë vit 31 mijë fitues<br />kuotat e plota për 336 degë
TIRANE - Këtë shtator, 5 mijë të rinj më shumë se sa një vit më parë, kanë mundësi të klasifikohen fitues për në universitetet publike. Kjo pasi qeveria, ka vendosur dje, të miratojë një total prej 31 mijë kuotash të reja, nga 26 mijë që ka qenë një vit më parë.

VENDIMI

Sipas vendimit të djeshëm të këshillit të ministrave kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2013-2014, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, janë 31.030.

Nga të cilat 30.130 janë kuota të pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë; 300 janë kuota për program të dytë studimi; 500 janë kuota për transferim studimesh si dhe 100 kuota janë lënë në dispozicion të shtetasve të huaj.

Vendimi i këshillit të ministrave përcakton se kuotat e pranimeve të reja, përbëhet nga: Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit që janë plot 29.390 vende; kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit që janë 700 vende; kuotat për të verbrit (të veçanta) që u janë dhënë 20 vende dhe po aq pra 20 kuota janë lënë për romët dhe ballkano–egjiptianët.

TARIFA

Në vendimin e djeshëm të qeverisë janë miratuar edhe tarifat e shkollimit që do të paguajnë të rinjtë për çdo vit akademik. Ata nuk kanë pësuar rritje krahasuar me një vit më parë, por do t’u shtohet vlera e infalacionit prej 1.7 për qind.

Vendimi i qeverisë saktëson se kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013 - 2014, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano - egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Gjithashtu sipas vendimit të qeverisë në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013-2014, tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve Shkodër, në të cilat tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifën vjetore të shkollimit.

KUOTAT E PRANIMIT TE VITIT AKADEMIK 2013- 2014

Universiteti i Tiranës
 
Histori    120
Gjeografi  120
Gjuhë - Letërsi 120
Gazetari   85
Arkeologji 40
Biologji   142
Bioteknologji   86
Matematikë 100
Fizikë     100
Informatikë     340
Kimi 100
Kimi e Tekn. Ushqimore     100
Kimi Indus.e Mjedisore     100
Ing Matem. dhe Informatike 120
Teknol. Infor e Komunikimi 220
Gjuhë Angleze   200
Gjuhë Frënge    120
Gjuhë Gjermane  120
Gjuhë Italiane  120
Gjuhë Greke     60
Gjuhë Turke     60
Gjuhë Ruse 60
Gjuhë Spanjolle 75
Gjuhë Angleze (Kukës) 50
Gjuhë Angleze (Sarandë)    100
Psikologji 100
Punë Sociale    100
Filozofi   100
Sociologji 80
Shkenca Politike     80
Administrim e Politika Soc 100
Administrim-Biznes   430
Ekonomiks  100
Financë    430
Informatikë Ekonomike 200
Administrim - Biznes (Kukës)    100
Administrim- Biznes ( Sarandë)  150
Drejtësi   600
 
Universiteti i Mjekësisë
Infermieri e Përgjithshme (Kukës)    100
Infermieri e Përgjithshme (Sarandë)  150
Mjekësi e Përgjithshme     288
Farmaci    144
Stomatologji    144
Shëndet Publik  48
Infermieri e Përgjithshme  336
Mami 120
Teknik i Lartë Laboratori  96
Fizioterapi     96
Logopedi   36
Imazheri   96
 
Universiteti Bujqësor
Menaxhim Agrobiznesi 160
Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë)  80
Ekonomi dhe Politikë Agrare     160
Financë – Kontabilitet     160
Financë – Kontabilitet  (Lushnjë)    100
Menaxhim i Turizmit Rural  80
Informatikë Biznesi  66
Ekonomiks i Aplikuar 66
Mbrojtje Bimësh 90
Hortikulturë    90
Hortikulturë (Lushnjë)     60
Prodhim Bimor   90
Zootekni dhe Biznes Blegtoral   80
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi    80
Agromjedis dhe Ekologji    110
Inxhinieri Agrare - Agromekanizim    90
Mbrojtje Bimësh (Lushnjë)  25
Teknologji Agroushqimore   120
Vreshtari - Enologji 90
Mbarështim Pyjesh    80
Përpunim Druri  100
Mjekësi Veterinare   130
Menaxhim Veterinar (Lu)    60
Menaxhim Veterinar (Gj)    60
 
Universiteti Politeknik
Inxhinieri  Ndërtimi 170
Inxhinieri Hidroteknike    100
Inxhinieri Mjedisi   100
Arkitekturë (Arkitekt)     145
Arkitekturë (Urbanist)     100
Inxhinieri Gjeodet   100
Inxhinieri Elektrike 100
Inxhinieri Elektrike (Energjitikë)   100
Inxhinieri Mekatronike     100
Inxhinieri Fizike    100
Inxhinieri Matematike 100
Inxhinieri Mekanike  150
Inxhinieri Tekstile dhe Modë    70
Inxhinieri Materiale 70
Inxhinieri Ekonomike 100
Inxhinieri Gjeologjike     150
Inxhinieri e Burimeve Natyrore  150
Inxhinieri Gjeoinformatikë      150
Inxhinieri Gjeomjedis 150
Inxhinieri Elektronike     70
Inxhinieri Informatike     100
Inxhinieri Telekomunikacioni    70
 
Universiteti i Korçës
Gjuhë - Letërsi 60
Gjuhë Letërsi Shq e Frënge 40
Gjuhë Angleze   100
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI 70
Mësuesi për Parashkollor   40
Histori - Gjeografi  70
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI (Pg) 60
Filozofi - Sociologji 89
Matematikë -  Fizikë 80
Matematikë - Informatikë   120
Biologji - Kimi 100
Teknologji Informacioni    120
Infermieri e Përgjithshme  120
Mami( Infermier)     60
Admin. e Politika Sociale  90
Financë - Kontabilitet     140
Menaxhim   140
Admin.Biznesi në Marketing 120
Admin Biznesi në Turizëm   100
Admin Biznesi në Turizëm (Pg)   80
Agroushqim 75
Agrobiznes 70
Teknologji e Prodhimit Bimor    50
Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë    50
 
 
Universiteti i Elbasanit
Gjuhë- Letërsi  100
Gjuhë-Letërsi Shq. e Frënge     100
Histori - Gjeografi  80
Histori e Gjuhë Gjermane   70
Gjeografi e Gjuhë Italiane 70
Gjuhë Angleze   130
Gjuhë Gjermane  50
Gjuhë Frënge    50
Gjuhë Italiane  60
Gazetari   60
Gazetari - Anglisht  60
Gjuhë Shqipe dhe Rome 30
Biologji - Kimi 100
Matematikë - Fizikë  100
Teknologjitë e Inform 150
Teknolog Laborant (2 vjeçar)    60
Fizikë Kompjuterike  60
Matematikë Informatike     60
Infermieri e Përgjith 135
Infermieri - Mami    115
Fizioterapi     95
Logopedi   65
Imazheri   65
Teknik  Laboratori   65
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI 120
Mësuesi për Parashkollor   80
Edukim Qytetar  80
Punonjës Social 80
Filozofi - Sociologji 80
Psikologji 80
Edukim Fizik dhe Sporte    60
Administrim - Biznes 150
Financë - Kontabilitet     150
Ekonomia dhe e Drejta 150
Informatikë Ekonomike 150
Ekonomi Turizmi 80
Admin Biznesi e Ing  80
Shkenca Jurid në Biznes    60
Shkenca Juridike në Sekt Publik 60
 
Universiteti i Gjirokastrës
Biologji - Kimi 90
Fizikë dhe Tekn Inform     170
Matematikë - Fizikë  170
Matematikë-Informatikë     170
Teknologji Informacioni    200
Infermieri 120
Infermieri Mami 53
Histori - Gjeografi  90
Gjuhë-Letërsi Shqipe 100
Gjuhë Letërsi Angleze 100
Gjuhë Letërsi Italiane     60
Gjuhë Letërsi e Qytet Grek 50
Histori e Gjuhë Italiane   60
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI 120
Mësuesi për Parashkollor   60
Kontabilitet - Financë     150
Administrim - Publik 150
Turizëm    100
 
Universiteti i Shkodrës
Gjuhë – Letërsi 120
Gazetari dhe Komunikim     87
Histori    125
Gjeografi  115
Matematikë 120
Fizikë     100
Informatikë     150
Biologji - Kimi 80
Infermieri e Përgjith 100
Infermieri (Mami)    100
Infermieri (Fizioterapi)   25
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI 120
Mësuesi për Parashkollor   60
Psikologji 70
Punë Sociale    70
Edukim Fizik dhe Sporte    60
Financë - Kontabilitet     150
Administrim - Biznes 150
Turizëm    120
Gjuhë Angleze   120
Gjuhë Italiane  60
Gjuhë Gjermane  60
Gjuhë Frënge    60
Drejtësi   200
 
Universiteti i Vlorës
Matematikë 100
Shkenca Aktuaristike 80
Matematikë Financë   100
Matematikë Fizikë    120
Fizikë     80
Shkenca Kompjut.     150
Shkenca Kompjutacionale    120
Teknologji Informac  150
Informatikë     150
Inxhinieri Navale    90
Inxhinieri Mekanike  90
Navigacion 90
Navigacion e Peshkim r     45
Kimi 50
Biologji   70
Inxhinieri Elektrike 110
Administrim Biznesi  180
Menaxhim Turizmi     180
Ekonomiks  140
Financë    200
Kontabilitet    200
Marketing  200
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI 100
Mësuesi për Parashkollor   70
Pedagogji e Specializuar   50
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi   100
Gjuhë Angleze   100
Gjuhë Italiane  80
Histori - Gjeografi 70
Drejtësi   180
Infermieri e Përgjith.     200
Infermier Mami  100
 
 
Universiteti i Durrësit
Administrim Biznesi  70
Menaxhim - Marketing 70
Shkenca Ekonomike    70
Financë -Kontabilitet 70
Bankë Financë   70
Menaxhim Hotel Restorant   70
Menaxhim Turizëm Kultur    70
Menaxhim Turizëm Arkeol    70
Drejtësi   80
Shkenca Politike     60
Administrim Publik   60
Politikë Ekonomike   60
Marrëdhënie me Publikun    60
Histori    60
Infermieri e Pergjith 100
Mami 120
Fizioterapi     60
Navigacion e Peshk Detar   60
Special Elekt (2- vjeçar)  40
Hidroteknik Ujësjell Kanal 40
Ndihmës Dentist(2-vjeçar)  60
Menaxhim Ndërtimi(2-vjeçar)     60
Menaxhim Transporti(2-vjeçar)   60
Asistent Ligjor(2-vjeçar)  60
Asistent Administ(2-vjeçar)     60
Teknol Automobil(2-vjeçar) 60
Special Rrjetesh Kompjut   60
Informatikë Praktike 30
Gjuhë Angleze   100
Mësuesi për Fillor Kl.I-VI 70
Mësuesi për Parashkollor   60
Ekspert Procesi Formimi    60
Psikologji-Sociologji 60
Gjuhë Letërsi - Anglisht   70
Gjermanisht-Anglisht 60
Shkenca Kompjuterike 80
Sistemet e Informacionit   80
Teknologji Informacioni    80
Matematikë - Informatikë   80
Informatikë - Anglisht     80
Multim e TV Dixhital 30
Financë-Kontabilitet(DI)   70
Informatikë-Anglisht(DI)   70
Matematikë-Informatikë(DI) 70
Biologji-Kimi(DI)    40
Psikologji-Sociologji(DI)  40
Financë - Bankë(DI)  50
Gjuhë Let - Anglisht(DI)   50
Menaxhim - Marketing(DI)   50
Administrim - Biznes (DI)  50
Infermieri e Përgjith(DI)  40
Agrobiznes 20
Prodhim Bimor   20
Prodhim Blektoral    20
Matematikë - Fizikë(DI)60
Menaxhim i Bankave (në anglisht)     35
Menaxhim Hotel Turizëm(në anglisht)  35
Menaxhim i Ndër të Vogla(në anglisht) 35
Multim e Tekn Inf(në anglisht)  25
 
Universiteti i Arteve
Regji Filmi dhe TV   10
Aktrim     12
Regji 8
Skenografi - Kostumografi  10
Koreografi 12
Pikturë    60
Skulpturë  12
Muzikologji     4
Kompozim   5
Dirizhim   2
Piano 8
Violinë    10
Violonçel  4
Violë 5
Kitarë     6
Kontrabas  4
Flaut 4
Oboe 3
Klarinetë  5
Fagot 3
Korno 3
Trombë     5
Trombonë   3
Bastub     3
Kanto 12
Pedagogji Muzikore   10
Fizarmonikë Klasike  5
 
Universiteti i Sporteve
Shkencat e Lëvizjes  100
Fushat e Veprimtarisë Fizike,
të Shënd e Rekreacionit    100
 
Universiteti i Arteve –Shkodër
Violinë    5
Piano 5
Kanto 5
Kompozim   5
Dirigjim   5
Pikturë    20
Pikturë - Grafikë    20
Dekoracion 16
Pedagogji Muzikore   8
Violë 1
Violonçel  1
Kontrabas  1
Kitarë     2

Kuotat e pranimeve në Shqiptarja.com

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara