“Nëse ke para, drejt e në universitet privat, nota nuk ka rendesi, e larte do jete patjeter”.
Këtë fjali në formë udhëzuese e dëgjon shpesh nga të rinjte e sotëm të cilët pasi kanë përfunduar studimet në shkollat e mesme të përgjithshme me nota të ulta synojnë të pajisen me një diplome duke ndjekur kurset e universiteteve private. Por a është kjo e përballueshme nga prindërit e të rinjve shqiptarë sot kur jetesa në tërësi është vështirësuar së tepërmi?
Nësë interesohesh për cmimet nëpër universitet e ndryshme private të Tiranes infomohesh se ato variojnë nga 2 mije e 500 euro në 4 mijë e 500 euro viti. Këto janë cmimet që mbizoterojnë në gati të gjitha universitet private të kryeqytetit ndërsa në një tjetër që konsiderohet edhe si më i shtrenjti, cmimi mesatar në vit eshte 6 mije euro.
Të rinjtë e sotëm janë më shumë të prirur drejt këtyre universiteteve sepse ndoshta nuk e ndjejnë koston e viteve të shkollës, në të shumtën e rasteve paguajnë prindërit. Në fund të studimeve ata pajisen me një diplomë që përmban nota të larta.