Universitetet, si do të bëhet
regjistrimi i studentëve

Universitetet, si do të bëhet<br />regjistrimi i studentëve
Shumë maturantë kanë fituar në disa degë edhe në raundin e dytë. Kjo do të bëjë të mundur që një të ketë përsëri me mijëra kuota bosh, të cilat pritet të plotësohen pas datës 16 tetor, ditë kur përfundon edhe regjistrimi i fituesve. Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se shanset për kandidatët që janë poshtë vijës së kuqe do të jenë të mëdha.

Kështu në datën 17 tetor, maturantët duhet të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues ose jo dhe menjëherë të shkojnë të bëjnë regjistrimin. Edhe në datat 18 dhe 19 tetor, do të ndodhë e njëjta situatë. Shumë e rëndësishme për kandidatët që nuk kanë fituar është procedura e regjistrimit, që duhet bërë sa më shpejt.

Ata që kanë fituar
Për kandidatët që janë shpallur fitues, duhet të kenë shumë kujdes. Kjo për faktin se degën që kanë fituar në raundin e dytë, e humbasin nëse nuk regjistrohen. Kjo do të thotë se degën që tashmë e ka fituar, nuk mund ta fitojë në post raundet e tjera. Në këto mini raunde, mund të fitohen vetëm degët që nuk jeni shpallur fitues në raundin e dytë. “Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor 2016, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme në programet e studimit ku ata rezultonin fitues”, - thuhet në udhëzimin nr.13 të Ministrisë së Arsimit.

Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17­-18 tetor, sekretaritë mësimore të IAL­ve do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion kandidatët. Regjistrimi do të bëhet duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të dytë, pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit”, - theksohet në këtë udhëzim.

Nëse ata nuk regjistrohen në këtë datë në degën që janë shpallur fitues e humbasin të drejtën. Në programet ku nuk janë shpallur fitues duhet të shikojnë sa vende poshtë vizës ndodhen. Nëse ndodhen shumë pak 1, 2, apo tre vende është e drejta tyre të zgjedhin të presin apo jo. Në datën 17 dhe 18 është ulja e vizës për kuotat e mbetura bosh nga faza 13 deri në 16 dhe më pas të gjithë ata të cilët regjistrohen në datat 17 dhe 18 sërish do të mbeten kuota bosh, kuota për të cilat vlen data 19, 20”, - u shpreh Rezana Vrapi, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në një intervistë për Report TV.
 
Datat
Në datën 17 tetor, maturantët duhet të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues ose jo dhe menjëherë të shkojnë të bëjnë regjistrimin. Edhe në datat 18 dhe 19 tetor, do të ndodhë e njëjta situatë

MAS
“Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor 2016, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme në programet e studimit ku ata rezultonin fitues”, - thuhet në udhëzimin nr.13”


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion