Universiteti Bujqësor i Tiranës 10 kërkesa të reja?

Universiteti Bujqësor i Tiranës 10 kërkesa të reja?

Ndërkohë që zyrtarisht janë vetëm tre kërkesat që studentët kërkojnë të plotësohen, në faqen e Facebook-ut të Universitetit Bujqësor është shpërndarë një njoftim që thekson se lista e kushteve ka shkuar në 10. Por nuk dihet kush e ka bërë këtë kërkesë, sa mbështetje ka dhe kush i përfaqëson.

Statusi në Facebook te Universiteti Bujqësor
Student Economic Forum si një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2014 nga një grup studentësh dhe pedagogësh të UBT-së, mbështet fuqimisht kauzat e studentëve të ngritura në protestë. Studentët, përfaqësues të forumeve dhe klubeve studentore të UBT-së, përfaqësues të 5 fakulteteve, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit; Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit; Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; Fakultetit të Shkencave Pyjore kanë vendosur si më poshtë:

Kërkesat e reja të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:
1- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 - 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Këto janë kërkesa të panegociueshme të cilat studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës i quajnë të shenjta. Ne jemi të gatshëm të luftojmë për t’i fituar këto sfida një e nga një, njësoj si studentët e Bashkimit Europian para 30 – 40 vitesh nëpërmjet lobimit, advokimit dhe protestave në vendet e tyre. Jemi të gatshëm të diskutojmë me këdo që merrë përsipër të zgjidhë 10 kërkesat e studentëve të UBT-së.


Lajmi kryesor:

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë