
Ashtu sikurse bëhet me dije nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe nga mediat, Universiteti i New Yorkut Tiranë kaloi me sukses auditimin nga autoritetet përkatëse dhe premton përmirësim të vazhdueshëm duke iu përmbajtur udhëzimeve të ligjit. Rezultatet e auditimit konfirmojnë atë që të gjithë tashmë dinë në Shqipëri: cilësinë e programeve të studimit dhe të profesorëve të UNYT.
Si çdo vit, UNYT vazhdon regjistrimet e studentëve të shkëlqyer për vitin e ri akademik duke aplikuar programin e ri të bursave dhe duke pranuar në universitet më të mirët e maturantëve.
Që prej 2 vitesh, UNYT ofron me të njëjtën cilësi akademike, programe në gjuhën shqipe për studentët njohuritë e të cilëve në gjuhën angleze nuk janë të shkëlqyera dhe që paralelisht do të marrin mësime shtesë për përmirësimin e gjuhës angleze.
Studentët që interesohen të transferojnë kreditet në UNYT do të pranohen në bazë të mesatares dhe të një procesi vlerësimi duke iu ofruar edhe bursa më të mirëve. Qëllimi ynë është që të diplomuarit tanë të fitojnë vendet më të mira në tregun e punës, brenda dhe jashtë vendit dhe jo vetëm me marrjen e diplomës, por për më tepër me njohuritë dhe aftësitë që kanë siguruar gjatë viteve të studimit në UNYT.
UNYT falenderon qindra studentë që me sukses i plotësojnë kriteret akademike dhe qindra prindër që na besuan vit pas viti dhe e bënë universitetin tonë më të mirin duke ofruar edukimin e vërtetë Amerikan dhe Evropian në Shqipëri. Falenderojmë përzemërsisht partnerin tonë ndërkombëtar State University of New York – Empire State College, SHBA, me të cilin filluam rrugën e suksesshme në edukim.
Të gjitha bashkëpunimet tona ndërkombëtare të edukimit na ndihmojnë që të sigurojmë standarde të larta në programet tona duke transmetuar dije dhe suksese. Këto rezultate nuk do ishin të mundura pa punën dhe përkushtimin e ekipit të profesorëve tanë dhe të stafit administrativ.
Universiteti i New Yorkut në Tiranë ofron studime bachelor, master dhe doktoraturë në fushat: Ekonomi & Biznes; Shkenca Kompjuterike; Shkenca Sociale dhe Drejtësi.
Gjithashtu UNYT ofron diploma bachelor nga State University of New York – Empire State College, SHBA dhe diploma master nga University of Greenwich, Londër, UK










