PRISHTINË - Universiteti i Prishtinës ka përfunduar grevën njëditore e cila është mbajtur në 14 njësi akademike, ka bërë të ditur sot Sindikata e Arsimit përmes një komunikate për media.
Sipas KosovaPress, kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi, ka informuar se 14 njësi akademike universitare kanë mbajtur sot një grevë njëditore.
Kryetari i SUSHK-ut me Këshillin Grevist të Universitetit gjatë ditës ka vizituar të gjitha fakultetet dhe ka vlerësuar se grevës i janë përgjigjur të punësuarit aty.
Bardhi shpreson dhe njëkohësisht apelon tek Këshilli Drejtues i Universitetit që të reflektoj për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Universitare dhe për plotësimin e kërkesave të tjera.
Sipas komunikatës, SUSHK do të analizoj situatën dhe do të respektoj vendimet e ardhshme të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, si pjesë përbërëse e tij./ATSH/
/Shqiptarja.com