Universiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi' pas një vendimi të Rektoratit ditën e djeshme, ka vendosur që të gjithë studentët t'i rikthehen auditoreve në datën 4 Shkurt.
Në mbledhjen e fundit të rektorati ka miratuar strukturën e re të procesit mësimor dhe i ka lënë detyrë të gjithë dekanëve të marrin masa për të garantuar procesin mësimor.
Në një prononcim për Report Tv, zv.rektori i Universitetit, Gëzim Dibra ka treguar edhe lidhur me mënyrën se si do të veprohet për të rikuperuar orërt e humbura.
"Kemi pasur një kërkesë nga studentët që të nisë mësimi. Kemi përcaktuar edhe javët e provimeve. Pastaj mund të shohim realizimin e semestrit të dytë në 14 javë duke edhe përfshirë edhe mësimdhënien ditën e shtunë," - tha Dibra.
Sipas zv. rektorit një ftesë për t'ju rikthyer auditorëve i është drejtuar edhe 15 studentëve të ngujuar prej 9 ditësh brenda ambienteve të Universitetit.