Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës do ta përqendrojë zhvillimin e tij në vitet e ardhshme te cilësia e mësimdhënies, kërkimi shkencor dhe mbështetja e studentëve. Këto prioritete i prezantoi rektorja Prof. Dr. Blerta Dragusha gjatë një deklarate për mediat, ku u bëri thirrje edhe maturantëve të zgjedhin këtë universitet për të vijuar studimet e larta.

Sipas saj, universiteti po punon për përfundimin e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, me synimin për të përmbushur standardet akademike.

Dragusha tha se një tjetër fokus mbetet zgjerimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare përmes programeve Erasmus+, Horizon Europe dhe projekteve të tjera kërkimore. Ajo bëri të ditur se janë miratuar edhe dy programe të reja studimi: Administrim Biznesi në gjuhën angleze dhe Psikologji Ligjore.

Rektorja theksoi se universiteti synon të përmirësojë përvojën studentore, të zgjerojë programet në gjuhën angleze dhe të krijojë më shumë mundësi për shkëmbime ndërkombëtare dhe diploma të dyfishta. Me këtë motivim ajo i bëri thirrje 

Gjatë muajve korrik dhe gusht, Universiteti “Luigj Gurakuqi” do të zhvillojë një fushatë informuese për maturantët, ku do të prezantojë programet e studimit dhe jetën universitare. Dragusha vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me Bashkinë Shkodër, duke veçuar Kartën e Studentit si një mbështetje për të rinjtë.