Universiteti i Tiranës: E duam
ne konviktin e Gjuhëve të Huaja

Universiteti i Tiranës: E duam<br />ne konviktin e Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha, që t'i kalojë nën administrim godinën e konviktit të Gjuhëve të Huaja. Senati vendosi t'i drejtohet kreut të qeverisë, pasi vetë bashkia u ka dhënë një përgjigje negative për këtë kërkesë, ndërkohë që ka nisur procedurat për t'ia dhënë me qira universitetit privat "Luarasi".

KËRKESA

Në mbledhjen e radhës të senatit akademik të UT-së, zhvilluar dy ditë më parë, është argumentuar edhe kjo kërkesë e tyre drejtuar kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ka ardhur pas një kërkesë që i kanë drejtuar më parë edhe kreut të baskisë, Lulzim Basha. Ata kërkojnë korrigjim të këtij procesi duke këmbëngulur se vazhdojnë të kenë interes për ta marrë këtë godinë. Sipas anëtarëve të senatit, në fakt ata i kanë bërë një kërkesë bashkisë së Tiranës që në muajin janar të këtij viti, për ta marrë nën administrim këtë konvikt, por bashkia u ka thënë se nuk mund t'ua japë, pasi nuk ka se ku strehon 100 nxënësit konviktorë që jetojnë në të. Por, pas publikimit në media të lajmit se për këtë konvikt kanë nisur procedurat për dhënien me qira një universiteti jopublik, pasi bashkia nuk ka para ta mirëmbajë, atëherë ata e kanë parë të arsyeshme që kërkesën e tyre t'ia adresojnë kreut të qeverisë. "Godina e konviktit të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", të ndodhur në rrugën e Elbasanit, është në proces për t'u dhënë me qira subjekteve private duke u konsideruar se nuk ka interes publik për të. Për këtë godinë, Universiteti i Tiranës i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që ajo t'i jepet në administrim UT-së për shkak të nevojave emergjente që ka universiteti. Në fillim të vitit 2012 na është thënë verbalisht se ajo godinë nuk mund të na jepet për shkak se duhet të vazhdojë të shërbejë si konvikt për
nxënësit e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, dhe për më tej edhe Këshilli Bashkiak ka miratuar fondet për ta
rikonstruktuar, për qëllimin që shërben aktualisht. Nëpërmjet medias morëm dijeni për faktin se kjo godinë do t'ju jepet subjekteve private, të cilat praktikisht operojnë në fushën e arsimit të lartë jopublik. Po atë ditë, me shkresën nr.1671, prot. datë 26.06.2012 i është kërkuar kryetarit të Bashkisë që nëse kjo godinë nuk do të shërbejë më për funksionin që ka, të kalohet në administrim të UT-së që ka nevoja urgjente për ambiente dhe në një pozicion mjaft të përshtatshëm për ne", - thuhet në njoftimin zyrtar të universitetit të Tiranës. Pikërisht për këto arsye, argumenton universiteti i Tiranës,
senati akademik, në mbledhjen e datës 28 qershor 2012, ka vendosur t'i drejtohet kryeministrit Berisha për korrigjimin
e këtij procesi jo të drejtë.
REAGIMI
Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, ka reaguar në rrjetin social "Facebook", duke u bërë thirrje të gjithë drejtuesve të arsimit të protestojnë kundër dhënies me qira të privatëve, konviktit të gjuhëve të huaja. "Iu bëj thirrje gjithë drejtuesve të arsimit publik që të protestojnë! E në mënyrë të veçantë ju bëj thirrje rektorit, Dhori Kule dhe dekanit, Shezai Rrokaj, që të dy anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, e që të dy drejtues strukturash universitare në nevoja imediate për hapsira e auditore! Që të dy fqinjë të kësaj godine në pronësi të arsimit publik, e cila praktikisht po i vidhet atij për t'ju falur privatit!", - është ky apeli i Shamkut. Ndërsa e ka konsideruar qesharake dhënien me qira me 300 lekë m2. "Kjo godinë do t'i jepet me qira privatit me një çmim qesharak, prej 3 mijë lekësh të vjetra m2. Madje nuk është çudi, që, meqenëse është vlerësuar me një çmim kaq të ulët, 100 milionë lekë të vjetra, të gëzojë edhe privati të drejtën e  privatizimit, nëse investimi i tij i kalon këto 100 mijë milionë lekë të vjetra, që natyrisht i kalon. Ku strehohen këta nxënës të Gjuhëve të Huaja dhe të Liceut dhe jetimët e "Zyber Hallullit" që janë aty? Në vend që t'i jepet me qira publikut i jepet me qira një privati, i dhurohet për shërbimet e veta elektorale dhe mediatike"- thotë Ledi Shamku.
Marre nga Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament