Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim, rezultati del në 2024! Manastirliu: Vijoni transformimin

Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim, rezultati del në 2024! Manastirliu: Vijoni transformimin

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

1696262284_1696242488Screenshot2.jpg

TIRANENë rang kombëtar Universiteti i Tiranës mbetet i pari  por në rang ndërkombëtar Universiteti i Tiranës ishte në fund të renditjes në  ‘Times Higher Education World University Rankings“

Në ceremoninë e organizuar paraditen e sotme me rastin e fillimit akademik nuk kishte si të mos trajtohej ky shqetësim

Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës tha se kemi të bëjmë me një rankim në përpunim,  rezultatet përfundimtare të të cilit do të dalin në 2024.

“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024 disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024”

Për ministren e arsimit Ogerta Manastirliu rankimi është tregues që duhet të vijojë transformimi i universiteteve.

“Duhet të vijojmë transformimin e universiteteve" nënvizoi Manastirliu.

Një vëmendje e veçantë do i kushtohet dhe kërkimit shkencor.

“Duhet të përmirësojmë kërkimin shkencor. Brendsë 2024 do të bëjmë model të ri me kritere të reja, duke adaptuar modelte më ttë mira kombëtare si kërkimi shkencor të mos jetë pjesë që lidhet me pedagogë e akamdeikë por dhe  studetënve madje të pikëzohet dhe përfshirja e tyre"  vijoi ministrja e Arsimit.


Lajmi kryesor:

Viti i ri akademik nis 20 mijë studentë në autoditore! Matematika, Kimi e Fizikë më e padëshiruara, me vetëm 32 studentë! Mjekësia bojkoti mësimin


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?