Viti i ri akademik nis 20 mijë studentë në autoditore! Matematika, Kimi e Fizikë më e padëshiruara, me vetëm 32 studentë! Mjekësia bojkoti mësimin

TIRANE - Ka nisur këtë të hënë (2 tetor 2023) vit i ri akademik 2023-2024. Nga raundi i parë dhe i dytë i regjistrimeve ka rreth 20 mijë studentë që do ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve.

Rrjeti Akademik shqiptar thotë se një vit më parë numri i studentëve të rinj të regjistruar në universitete ishte 19,400, ndryshe nga panorama që paraqitet në universitetet e rretheve, ku vihet re një rënie drastike e regjistrimeve.

Ditën e parë të vitit akademik, studentët e Universitetit të Mjekësisë nga viti i dytë deri në të gjashtin e nisën me bojkot.

Me bluzat e bardha të veshura dhe me pankarta në duar, ata kundërshtuan edhe njëherë ligjin e ri ku parashikohet punësimi i tyre me detyrim pas përfundimit të studimeve. Pjesë e bojkotit nuk u bënë studentët e vitit të parë, të cilët bënë betimin e Hipokratit.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manasitrliu zgjodhi universitetin e Tiranës për të uruar vitin e ri akademik e për të kërkuar vijimin e trasnformimit të universiteteve. 

“Duhet të vijojmë transformimin e universiteteve” nënvizoi Manastirliu

Ndërsa rektori Artan Hoxha, vlerësoi nivelin e institucionit që drejton.

 “Universiteti i Tiranës në rang ndërkombëtar është pozicion të mirë dhe në rang kombëtar është institucioni më i rankuar në vend”

Lidhur me renditjen e Universitetit të Tiranës ndër vendet e fundit nga “Times Higher Education World University Rankings”, Hoxha tha se rezultati është në përpunim.

“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024. Disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024”

Në fakultetin e Shkencave të Natyrës, interesi për regjistrimeve është i ulët, me 6 të regjistruar në Kimi, 8 të Fizikë e 18 në Matematikë.

"Situatë që mund ta përkufizojmë dramatike. 8 studentë janë regjistruar në Bacelor këtë vit . Para një dekade kemi pasur 100 studentë. Ky është kthyer në problem kombëtar” thotë Hafizi.

Megjithatë, ka edhe nga ata që këto shkenca i kanë pasion, siç është edhe rasti i Geldës.

"Kimia ka qenë një ndër lëndët e mija të preferuara. Ka mungesa në këtë fushë për një kimist"

Brezi i ri i studentëve ka rrëzuar përfundimisht mitet për degët e lakmuara si Juridiku dhe Ekonomiku. Dukshëm vihet re tendenca e të rinjve për studiuar në Infermieri, një profesion që u mundëson punësim brenda e jashtë vendit. Por kanë mbetur bosh dhe rrezikojnë të mbyllen të gjitha degët e mësuesisë në 6 universitetet e qarqeve, pavarësisht se qeveria ofroi edhe pagë minimale pasi e shpalli prioritare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Vetëm 8 studentë këtë vit në degën e Fizikës! Pedagogia Hafizi tregon për Report Tv shkaqet: As paga 40 mijë lekë nuk funksionoi si karrem

Vetëm 8 studentë janë regjistruar këtë vit në degën e Fizikës, në Universitetin e Tiranës, 2 më pak se vitin e kaluar akademik, dhe 7 më pak se parvjet. Ndërkohë që 10 vite më parë degën e Fizikës e kishin zgjedhur 100 gjimnazistë.

Shifrat flasin për një situatë vërtet alarmante kur kujton se tashmë në të gjitha universitetet e Shqipërisë dega e Fizikës është mbyllur dhe e vetmja që mbijeton është dega në universitetin e Tiranës.

E pranon dhe pedagogia pranë Departamentit të Fizikës, Mimoza Hafizi e cila  në një lidhje skype për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv ngre alarmin për këtë problem kombëtar.

“Një situatë që mund ta përkufizoj dramatike për shkencat e natyrës. Jemi dega e vetme në Fizikë e pastër pasi në unviersitetet e tjera janë mbyllur. Po ndodh dhe për degët e kimisë dhe në universitetet e tjera. Në Fizikë ne mbetemi dega e vetme dhe tek ne numrat janë tepër të vegjël. 8 studentë janë regjistruar në Bacelor  këtë vit . Para një dekade kemi pasur 100 studentë. Ky është kthyer në problem kombëtar” thotë Hafizi.

Po çfarë ka ndodhur?
Pedagogia Hafizi ka një përgjigje. Problemi janë kurrikulat e cunguara me të cilat po mësojnë gjimnazistët në shkolla të mesme.

“Ne kemi një përgjigje. Influencues është fakti që në shkollat e mesme ka pasur një ndryshim programi që nuk i bën tërheqës nxënësit. Një program i shtrënguar në mënyrë artificiale dhe  nuk i përshtatet fare formimit të një nxënësi të shkollës së mesme. Është shumë e vështirë tu thuash atyre që të duan Fizikën dhe Kiminë. Kemi bërë analiza dhe ka dalë që situata aty është e papranueshme. Mënyra si mësojnë në shkollat e mesme cënon formimin e gjimnazistëve' argumenton Hafizi.

Po a ndodh ky fenomen në shtetet e tjera?

“Në vendet e tjera nuk e kanë këtë problem. Unë kam kolegë në Francë e Itali e më kanë thënë që numrat në Fizikë janë njësoj si vitin e kaluar. Franca ka bërë ndryshim në sistemin e shkollës së mesme për ta bërë më fleksibël. Nu është kthyer në problematikë si tek ne që rerezikohet pas disa vitesh të mos kemi mësues fizike apo fizikant dhe nuk besoj që situatë të degradojë në këtë shkallë” vijon pedagogia Hafizi.

Një tjetër faktor për këtë situatë është dhe roli i mësuesit në shoqëri.

‘Shoqëria nuk i trajton ashtu siç duhet mësuesit. Sidomos të Shkencave të Natyrës për pagat, kualifikimet, numrin e orëve" vijon më tej.  

Nëse nuk merren masa rrezikojmë që pë disa vite Shqipëria të mos ketë më fizikantë asa mësues fizike.

“Vjet kemi pasur 10 studentë. Sivjet 8. Prisja që të shkonim tek 5. Parvjet 15 studentë. Nuk e di si do të jetë kjo rënia. Mund të shkojë dhe me 5 ose dhe mund të rritet, nuk i dihet" thotë Hafizi për Report Tv. 

Pedagogia Hafizi thotë se vendimi i qeverisë për të paguar me 40 mijë lekë në muaj studentët që zgjedhin Fizikën apo dhe disa degëve që janë caktuar prioritare nuk është e duhura.

“Fizika është shpallur degë prioritare por shohim rezultatin, degë prioritare është marrë në konsideratë financimi i studentëve. Por ky nuk është karrem. Do të ishte një karrem për studentët që e shohin të frishme. Çdo familje mendon të ardhmen dhe nuk e zgjidh një pagesë financimi. Nuk ka qenë masa e duhur për të tërhequr rininë drejt këtyre degëve që qeveria i ka shpallur prioritare” tregon Hafizi në intervistën për gazetarin Nertil Agalliu.

Megjithatë pas çdo të keqeje ka dhe një të mirë. Pedagogia thotë se ata studentë që kanë zgjedhur Fizikën janë studentë të përkushtuar dhe ka një mesazh.

“Studentët që na kanë ardhur janë studentë optimistë. Duhet tu them të gjithëve të rinjve se është zgjedhja e duhur për të ardhmen e tyre nëse  e marrin seriozisht. Shkenca e fizikës është drejtim fantastik për të ardhmen e tyre" tha Hafizi në intervistën për Report Tv. 

Ora 10:49
Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim, rezultati del në 2024! Manastirliu: Vijoni transformimin

1696262284_1696242488Screenshot2.jpg

TIRANE - Në rang kombëtar Universiteti i Tiranës mbetet i pari  por në rang ndërkombëtar Universiteti i Tiranës ishte në fund të renditjes në  ‘Times Higher Education World University Rankings“

Në ceremoninë e organizuar paraditen e sotme me rastin e fillimit akademik nuk kishte si të mos trajtohej ky shqetësim

Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës tha se kemi të bëjmë me një rankim në përpunim,  rezultatet përfundimtare të të cilit do të dalin në 2024.

“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024 disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024”

Për ministren e arsimit Ogerta Manastirliu rankimi është tregues që duhet të vijojë transformimi i universiteteve.

“Duhet të vijojmë transformimin e universiteteve" nënvizoi Manastirliu.

Një vëmendje e veçantë do i kushtohet dhe kërkimit shkencor.

“Duhet të përmirësojmë kërkimin shkencor. Brendsë 2024 do të bëjmë model të ri me kritere të reja, duke adaptuar modelte më ttë mira kombëtare si kërkimi shkencor të mos jetë pjesë që lidhet me pedagogë e akamdeikë por dhe  studetënve madje të pikëzohet dhe përfshirja e tyre"  vijoi ministrja e Arsimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar