Ka nga ato eksperienca që nuk maten me kronometër, por me emocionin e pritjes, me energjinë që ndihet përpara se të nisë vërtet sfida dhe me surprizat e paparashikuara që zbulohen gjatë rrugës. Kështu ishte edhe UNLOCK x Go Kart, eventi që më 23 Qershor bëri bashkë 10 anëtarë Platinum të IQOS Club dhe 30-40 bartenders në Arena Karting Albania.

Gjatë gjithë ditës, një pyetje zgjoi kuriozitetin e të gjithëve: kush do të siguronte një vend mes tre fituesve? Përpara se të shpalleshin triumfuesit, pjesëmarrësit u bënë pjesë e një atmosfere ku çdo moment sillte diçka të re.

Muzika, aktivitetet dhe koha e kaluar së bashku krijuan atmosferën e ditës dhe i afruan pjesëmarrësit më pranë njëri-tjetrit. Më pas erdhi momenti i përzgjedhjes. Vetëm 20 finalistë do të vijonin drejt pistës. Me nisjen e kualifikimeve, energjia ndryshoi ritëm dhe çdo sekondë mund t’i afronte ose t’i largonte nga shpërblimet unike.

Ndërsa gara zhvillohej, emocionet vazhdonin të rriteshin. IQOS Lights Out sfidoi refleksin dhe shpejtësinë e reagimit të pjesëmarrësve, duke sjellë një tjetër element konkurrence dhe duke mbajtur gjallë energjinë e eventit.

Në fund, tre garues siguruan vendin e tyre mes fituesve. Vendi i parë u shpërblye me një fundjavë për dy persona në Folie Marine Resort dhe një eksperiencë të veçantë me varkë përgjatë bregdetit të jugut shqiptar. Vendi i dytë fitoi një iPhone 17 Pro Max, ndërsa vendi i tretë një pajisje IQOS ILUMA i Unlock Limited Edition.

UNLOCK x Go Kart la pas vetes shumë momente që ia vlejnë të mbahen mend dhe që e bënë rrugëtimin po aq interesant sa vetë destinacionin.