Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa Qeriqi e njohur për publikun me emrin e artit Rinesancë, e cila u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Skënderaj ka kujtuar artisten e re, duke zbuluar edhe një detaj që i lidhte me njëri-tjetrin. Rinesa kishte interpretuar personazhin e Leas në një prej videoklipeve të këngëtarit.

“Prehu në paqe, Rinesa. Edhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, shkruan Alban Skënderaj në mesazhin e tij kushtuar artistes.

Artistja, e cila jetonte dhe krijonte në Kanada ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2025 dhe gjatë kësaj periudhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me rrezatim.