Një aplikacion i ri synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të organizuar dhurimin e gjakut në Shqipëri. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka prezantuar “UnëDhuroj”, një platformë digjitale e dedikuar për të gjithë ata që duan të kontribuojnë si dhurues vullnetarë.
Aplikacioni ofron informacion të detajuar për të gjitha pikat ku mund të dhurohet gjak në vend, për grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme. Sipas Dr. Viola Shano, kjo risi do t’i ndihmojë dhuruesit të kenë akses të shpejtë në çdo informacion që u duhet, por edhe të orientohen më lehtë kur një i afërm ka nevojë për gjak.
Shano shpjegoi se përmes të dhënave në databazë do të bëhet edhe një vlerësim metabolik dhe kardiovaskular për dhuruesit, ndërsa përgjigjet do t’u dërgohen me email secilit prej tyre. Sipas saj, kjo shërben si një formë parandalimi për risqet e mundshme shëndetësore.
Aplikacioni vjen në kuadër të projektit “Ripresa”, në bashkëpunim me organizatën e dhuruesve vullnetarë të gjakut, dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe numrin e dhurimeve në vend.
Edhe kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook, ku shpjegoi se si platformë ofron informacione të plota mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme, duke mbështetur rritjen e dhurimit vullnetar në Shqipëri.
"Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka lançuar një platformë të re digjitale, aplikacionin #UnëDhuroj dedikuar dhuruesve të gjakut, ku ofrohen informacione dhe të dhëna të plota mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme, duke mbështetur në këtë mënyrē rritjen e dhurimit vullnetar në vend" shkroi Rama
U.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
55.8%
-
Jo
38.3%
-
Jam i/e dyzuar
5.9%
Vota total: 1453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas Korçës, Rama shkon në Vlorë! Shoqërohet nga investitorë të huaj, në fokus investimet dhe projektet për qytetin
23 Shkurt, 14:44
-
Molotovët kundër policëve/ Kuçana: Qytetarët i kërkojnë Berishës protesta të dhunshme! Rexhaj: Do kthehet në autogol politik për PD
23 Shkurt, 14:15
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
23 Shkurt, 13:19
-
Shkoi në Korçë me helikopter pas bllokimit të rrugës Librazhd-Pogradec, Rama i përgjigjet opozitës: Ligësi e madhe t'i faturosh qeverisë një rrëshqitje gjeologjike
23 Shkurt, 11:52
-
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara, kryeministri Rama me helikopter në Korçë! Do të inspektojë punimet në Polin e Dijes
23 Shkurt, 10:34
-
Molotovët kundër policëve dhe xhamisë në protestën e 20 shkurtit, lirohen 18 'kryengritësit e armatosur' të Berishës! Lihen në detyrim paraqitje
23 Shkurt, 09:23
-
Festivali i Shkencës 2026, nxënësit në gjimnaze kryejnë përgatitjet e fundit për projektet në shkencë, teknologji dhe matematikë
23 Shkurt, 08:03
-
Këshilli i Imunitetit/ SPAK do arrestimin e Ballukut: Të ‘fortët’ kërcënuan dëshmitarët, rrezikon deri në 35 vite burg! PS: Masat në fuqi, të mjaftueshme
23 Shkurt, 07:08
-
2 muaj pezull, Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres
22 Shkurt, 19:16
-
Fotogaleria/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës
22 Shkurt, 18:35
-
Projekti TID në Durrës, Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës: Projekt klientelist, s’i shërben trashëgimisë së Durrësit! Pezullojeni!
22 Shkurt, 15:26